Informacion nga Kongregata jonë

Profecitë dhe Rrëfimet e Shën Brixhidës së Suedisë
Shën Brixhida u kanonizua nga Papa Bonifaci IX në vitin 1391 dhe u konfirmua nga Papa Martini V në Koncilin e Konstancës në vitin 1415.
Qysh herët Rrëfimet u pranuan si jashtëzakonisht autentike, autoritare dhe të rëndësishme. Papa Gregori XI (1370-78) i miratoi, i konfirmoi dhe i përkrahu shumë, ashtu siç bëri Bonifaci IX (1389-1404) në Bullën papnore Ab origine mundi, par. 39 (7 Tetor 1391). Më vonë ato u shqyrtuan nga Koncili i Konstancës (1414-18) dhe Koncili i Bazelit (1431-49), dhe që të dy i gjetën ato në përputhje me fenë katolike; Rrëfimet u mbrojtën fuqimisht edhe nga teologë të shumtë me famë, mes të cilëve Zhan Gersoni (1363-1429), Kancelar i Universitetit të Parisit dhe Kardinali Huan de Torkuemada (1388-1468).

Hyji Ju bekoftë.
Ne jemi tre murgjër që ia kanë përkushtuar jetën dashurisë për Hyjin, vetëpërmbajtjes, përvujtërisë dhe përhapjes së fjalëve të Jezusit në të gjithë botën. Misioni ynë është të mbledhim rreth vetes vëllezër dhe motra që kanë vullnetin e mirë për të udhëtuar dhe predikuar Biblën dhe këto Rrëfime të Shenjta. Të lutemi të vendosësh një link me homepage-in tonë dhe t’u tregosh miqve dhe të afërme të tu rreth misionit tonë sepse këto Rrëfime janë ilaç për shpirtin. Nëse je predikues, ne shpresojmë dhe lutemi që t’ia predikosh këto fjalë të Shpirtit Shenjt tërë bashkësisë sate.

Përvujtërisht të lutemi të printosh kopje të këtyre librave ku të tregohet edhe link-u i homepage-it tonë dhe t’ua japësh falas të gjithë vëllezërve dhe motrave të tua. Shko nëpër kisha dhe shpërndaji ose vëri në makinat e parkuara në oborrin e kishës. Të lutemi edhe që ta pyesësh drejtuesin e bashkësisë sate nëse mund t’i blejë Profecitë dhe Rrëfimet e Shën Brixhidës së Suedisë për të gjithë bashkësinë e tij me çmim fare të lirë. Të kërkojmë edhe që të vendosësh kopje të këtyre rrëfimeve kudo, në dyer, pemë dhe vende të tjera ku mund t’u bien në sy të gjithëve, në mënyrë që të shpëtohen sa më shumë shpirtra për Zotin tonë Jezu Krisht.
Mateu 12:30 “Kush nuk është me Mua, është kundër Meje dhe kush nuk mbledh me Mua, shkapërderdh.”
Ky varg tregon qartë se që të shpëtosh vetë ti duhet të shpëtosh të tjerët nga ferri. Ai gjithashtu tregon se nëse ti nuk shpëton shpirtra, ti në fakt po u bën atyre keq dhe po i shkapërderdh. Dhe Krishti thotë se ata që nuk shpëtojnë shpirtra janë armiqtë e Tij. Pra, a je duke bërë vërtet gjithçka mundesh të bësh?

Ne jemi në kërkim të përkthyesve vullnetarë që kanë aftësi të mira për të përkthyer në gjuhë të ndryshme. Jemi në kërkim edhe të ndonjë personi që do të ishte në gjendje të realizonte një libër audio në mp3. Me ndihmën e lexuesve tanë dëshirojmë të bëjmë përkthime në të paktën 50 gjuhë. Na ndihmo që të kemi më tepër libra të Rrëfimeve të Shën Brixhidës në gjuhë të tjera. Kush ndihmon do të shpërblehet bujarisht nga Zoti ynë JEZU KRISHT.

Të lutemi mos harro t’i lexosh këto rrëfime çdo ditë që të rritesh në shpirt dhe virtyt, sepse djalli do të bëjë të pamundurën për të të shtyrë ta ndërpresësh leximin e tyre e kështu t’i harrosh e t’i kthehesh mëkatit.
Mos harro të printosh kopje të këtyre rrëfimeve të mëdha në mënyrë që t’i kesh gjithnjë pranë nëse ndodhin fatkeqësitë për të cilat paralajmëron Bibla e Shenjtë e kështu të mos mbetesh pa to nëse ndonjë ditë ndodh që të mungojë energjia elektrike.
Ky libër është një pasqyrë ku shpirti mund të dallojë njollat e veta dhe të mësojë ç’i pëlqen e nuk i pëlqen Hyjit. Lexoje këtë libër dhe do të mësosh si ta duash Hyjin dhe të afërmin, si t’i përbuzësh gjërat tokësore dhe kalimtare, si të përpiqesh për të fituar gjërat e përjetshme dhe qiellore duke duruar për hir të Krishtit vështirësitë e kësaj bote e duke i mbajtur për hiç begatinë dhe joshjet e saj, duke falenderuar Hyjin në sëmundje, duke mos u krenuar kur gëzon shëndet të mirë, duke mos t’u rritur mendja kur fati të ecën mbarë dhe duke mos e lëshuar veten në vështirësi.

Duhet të thuash 15 misteret e Rozarit çdo ditë me 15 lutjet e Shën Brixhidës dhe Lutjen e Shën Eframit dhe të lexosh Fjalën e Hyjit të paktën dy orë në ditë deri në çastin e vdekjes. Nëse nuk lexon mjaftueshëm çdo ditë, lutjet e tua do të bëhen lutje boshe pasi njeriu i paditur nuk di çfarë të kërkojë e për çfarë të lutet që të fitojë virtyte dhe bekime shpirtërore.

Shën Luigji i Montfortit (+1710): “I Bekuari Alan de la Rosh që ishte shumë i devotshëm ndaj së Lumes Virgjër, mori prej Saj shumë rrëfime dhe e konfirmoi vërtetësinë e këtyre rrëfimeve me betim solemn. Tre prej tyre dallohen në mënyrë të veçantë: e para, nëse dikush nuk reciton Të falem Mari (Përshëndetjen Engjëllore që shpëtoi botën – Luka 1:28) nga pakujdesia, apo sepse është i vakët në ndjenja, apo sepse nuk e honeps dot, kjo është shenjë së ka të ngjarë, madje shumë shpejt, që ai/ajo do të përfundojë në ndëshkimin e përjetshëm.”

“Rekomandojmë me forcë që të recitohen çdo ditë të 15 misteret e Rozarit. Zoja e ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e Rozarit të përditshëm në mesazhet e dhëna në Fatima. Madje tha se Françisko duhej të thoshte ‘shumë rozare’ përpara se të mund të shkonte në Qiell. Recitimi ditor i 15 mistereve të Rozarit mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Ka shumë vetë që ia dalin mbanë duke e lutur Rozarin me pjesë, për shembull, misteret e gëzimit në mëngjes, misteret e mundimit në mesditë, misteret e lavdisë në mbrëmje. Të falemi Mbretëreshë thuhet vetëm në fund të Rozarit të plotë. Një pjesë esenciale e Rozarit është meditimi i mistereve, pra i episodeve të jetës së Zotit Tonë dhe Zojës Sonë. Kjo do të thotë që të mendojmë për Ta, t’i imagjinojmë duke soditur hiret dhe meritat që shfaqen në Ta në mënyrë që t’i kemi burim frymëzimi për ta njohur dhe dashur më shumë Hyjin. Mund edhe të përqëndrohemi në një virtyt të veçantë në çdo mister.”

Fjala e Hyjit shpall se të gjithë ata që duan të shpëtohen duhen të përpiqen të jetojnë në Vetëpërmbajtje, Përvujtëri, Bindje dhe Dashuri për Hyjin në fenë e vërtetë katolike, duke iu larguar çdo herezie dhe heretiku. Duhet agjëruar shpesh me masë dhe të hiqet dorë nga të ngrënit dhe të pirët e panevojshëm në mënyrë që të kryqëzohen epshet dhe dëshirat trupore. Autoriteti hyjnor i fjalës së Hyjit ma imponon të vishemi gjithmonë me thjeshtësi duke evituar veshjet e ngushta dhe ato që zbulojnë pjesë që i çojnë të tjerët në tundim dhe që të mos përdorim asnjë lloj makiazhi, bizhuteri apo aksesor në mënyrë që të mos japim shembull të keq apo ta tundojmë të afërmin që të mëkatojë. Nuk duhen frekuentuar absolutisht vallëzimet, ballot, diskotekat apo lokalet. Shpirti juaj i përjetshëm varet nga kjo.

Gjithashtu Hyji kërkon që të heqim dorë nga çdo media materialiste dhe e pafe si tv, muzikë, sport, filma, kinema, lojra, lundrim në internet dhe kotësira të tjera të këtij lloji që nuk i japin lavdi Hyjit. Të ruhemi nga shoqërimi me njerëz të pafe që nuk duan t’i binden vullnetit të Hyjit pasi ata do të na tundonin me jetën e tyre mëkatare dhe të pafe dhe nuk do t’i shpëtonim ndëshkimit për miqësinë me një mëkatar jo pendestar, me përjashtim të rastit kur shoqërohemi me ta me synimin për t’i kthyer në rrugën e fesë.

Shën Brixhida lindi në një familje fisnike dhe të pasur. Të sajët ishin të krishterë të përshpirtshëm që kontribuan bujarisht për ngritjen e kishave dhe manastireve e u erdhën në ndihmë të varfërve. Kur ishte dhjetë vjeç ajo pa Zotin e kryqëzuar dhe Zoti Jezu Krisht i tha: Shiko sa vuaj! Ajo mendoi se kjo ndodhte në atë moment dhe ia ktheu: O Zot, kush të bën të vuash? Zoti iu përgjigj: Ata që më përçmojnë dhe e harrojnë dashurinë Time të madhe. Kur i vdiq i shoqi ajo ajo u bë murgeshë dhe ua shpërndau pasurinë të varfërve. Të gjitha profecitë e saj janë përmbushur dhe vetëm disa duhen ende të përmbushen.

Të lutemi të kontribuosh për të na ndihmuar të përhapim Rrëfimet dhe Profecitë e Shën Brixhidës së Suedisë në të gjithë botën për të shpëtuar shpirtrat e vëllezërve dhe motrave tona të dashura. Për t’ia arritur këtij qëllimi me ndihmën Tënde neve na duhen të holla për të bërë njoftime në revista të ndryshme të krishtera, për t’i shtypur këta libra në gjuhë të ndryshme dhe për shumë gjëra të tjera.
Kemi nevojë gjithashtu edhe për lutjet e tua!

Është shkruar: ”Dhe kushdo që i jep për të pirë qoftë edhe vetëm një gotë uji të freskët ndonjërit prej këtyre të vegjëlve në emër të një dishepulli, në të vërtetë ju them që ai nuk do ta humbë aspak shpërblimin e tij.”
Shën Jakobi gjithashtu thotë: “Ai që mund të bëjë mirë dhe nuk bën mirë, bën keq.”

Shumë njerëz e kalojnë jetën pa u kujdesur për shpëtimin e shpirtrave të tjerë, ata e humbasin kohën duke ndjekur tv, serialë, filma, duke luajtur video games, në kërkim vetëm të kënaqësive tokësore dhe jo të shpëtimit të shpirtit të tyre dhe të shpirtrave të të tjerëve. Ata nuk i përkushtojnë as edhe një orë në ditë shpëtimit të shpirtrave nga zjarri i përjetshëm. Këta mëkatarë zemërgurë nuk do të hyjnë në qiell pasi nuk deshën t’ia dinë për shpirtrat e të tjerëve por vetëm si e si të gëzonin sa më shumë. Jezusi me siguri do t’i flakë në zjarrin e përjetshëm të ferrit për shkak të zemërgurësisë së tyre!

Kemi nevojë për ndihmën tënde, je i/e lutur të japësh Kontribut këtu.
Hyji Të bekoftë!

Nëse dëshiron të lidhesh me ne, të lutemi të na dërgosh e-mail tek click here (Mundësisht na shkruaj në anglisht)

 

prophecyfilm.com/albanian