Nëna i ankohet bijës se qengji më i pafajshëm, Jezu Krishti, neglizhohet nga krijesat në kohët e sotme.
Libri 3 - Kapitulli 25

Nëna thotë: "Ankohem sepse kjo është dita kur u lidh qengji më i pafajshëm që dinte të ecte më mirë se të gjithë. Kjo është dita kur heshti ai vogëlush që dinte të fliste më mirë se të gjithë. Kjo është dita kur vogëlushi më i pafajshëm, që kurrë nuk mëkatoi, u rrethpre. Për këtë arësye, edhe pse nuk mund të zemërohem, prapë dukem si e zemëruar sepse krijesat e harrojnë dhe neglizohojnë Zotin e madhërishëm që u bë vogëlush."