Virgjëra i tregon nuses me alegori si Hyji Atë e zgjodhi atë mes shenjtërve për t’u bërë nëna e Tij dhe porti i shëlbimit.
Libri 3 - Kapitulli 32

Nëna i flet nuses dhe thotë: "Njëri që po kërkonte për gurë të çmuar ndeshi në një magnet. E mori dhe e mbajti si thesarin e vet. Me anë të tij e drejtoi anijen në port të sigurt. Po ashtu, im Bir kërkoi mes gurëve të shumtë të çmuar që janë shenjtërit e tij, por më zgjodhi veçanërisht mua si nënën e Tij në mënyrë që me ndihmën time njerëzimi të arrinte në portin e qiellit. Ashtu si magneti e tërheq hekurin, ashtu unë i tërheq zemrat e ngurta tek Hyji. Prandaj ti nuk duhet të trazohesh nëse ndonjëherë zemra jote ndjehet e ngurtë, pasi kjo është për shpërblimin tënd më të madh."