Nëna i flet bijës duke e simbolizuar shpirtin me një unazë dhe trupin me një copë dhe si shpirti duhet të pastrohet me anë të maturisë dhe trupi duhet të pastrohet por jo të masakrohet me anë të vetëpërmbajtjes.
Libri 3 - Kapitulli 34

Nëna thotë: "Njërit i japin një unazë por që është shumë e ngushtë për gishtin e tij. Ai i kërkon këshillë armikut si t’ia bëjë. Armiku i përgjigjet: 'Merr një thikë e holloje gishtin e unaza do të të bjerë taman.' Një mik i thotë: 'Në asnjë mënyrë! Merr një çekiç dhe zgjeroje unazën.' Dikush dëshiron të kullojë një pije për një zotëri të fuqishëm me anë të një cope të pisët dhe i kërkon këshillë armikut. Ai i përgjigjet: 'Priti pjesët e pisëta të copës dhe mbaj pjesën e pastër për të kulluar pijen e zotërisë tënd.'

Një mik i thotë: 'Në asnjë mënyrë mos vepro ashtu! Më parë laje dhe pastroje copën dhe pastaj kulloje pijen!' E njëjta gjë vlen për çështjet shpirtërore. Unaza simbolizon shpirtin, copa simbolizon trupin. Shpirti, që duhet vendosur si unazë në gishtin e Hyjit, duhet zgjeruar me çekiçin e maturisë dhe pastrimit. Trupi nuk duhet të masakrohet por të pastrohet me vetëpërmbajtje në mënyrë që të shërbejë për të përhapur anembanë fjalët e Hyjit."