Virgjëra i flet nuses për ata që shohin, dëgjojnë, etj. e që u shpëtojnë rreziqeve në sajë të dritës së diellit etj., por rreziqeve nuk u shpëtojnë dot ata që janë të verbër, të shurdhër, etj.
Libri 3 - Kapitulli 9

Nëna thotë: "Edhe pse i verbri nuk e sheh, dielli prapë shndrit me shkëlqim dhe bukuri edhe ndërsa ai po bie në humnerë. Udhëtarët që shikojnë mirë janë mirënjohës për dritën e diellit që i ndihmon për të shmangur rreziqet gjatë udhëtimit. Edhe pse i shurdhëri nuk e dëgjon, prapë orteku furishëm rrokulliset nga lart dhe e zë përfund, por ai që e dëgjon të zbrezë nxiton për të shpëtuar. Edhe pse i vdekuri nuk e shijon ndërsa kalbet mes krimbave, pija e mirë prapë ka shije të ëmbël. I gjalli e rrëkëllen dhe kënaqet e ajo i jep forcë për të kryer vepra të guximshme."