Ndërsa po lutej, nusja e Krishtit pati një vegim ku pa të lumin Denis që i lutej Virgjërës Mari për mbretërinë e Francës.
Libri 4 - Kapitulli 103

Ndërsa po lutesha, pashë si i Lumi Denis iu drejtua Virgjërës Mari duke thënë: "Ti je Mbretëresha e Mëshirës. Gjithë Mëshira të është dhënë ty. Ti u bëre Nëna e Hyjit për hir të shpëtimit tonë, mëkatarëve të shkretë. Prandaj ki mëshirë për mbretërinë e Francës, Francës tënde dhe times. Është e jotja sepse banorët e saj të nderojnë aq sa munden. Është e imja, pasi jam pajtori i tyre dhe kanë besim tek unë. Ti e sheh sa të shumtë janë shpirtrat që gjenden në rrezik çdo orë, si njerëzit vriten si të ishin kafshë dhe, ç’është më e keqja, sa shumë shpirtra bien si flokë dëbore në ferr. Prandaj ngushëlloji dhe lutu për ta, pasi ti je Zoja dhe Ndihmëtarja e të gjithëve." Nëna e Hyjit u përgjigj: "Paraqitu para tim Biri dhe le të dëgjojmë – për hir të kësaj gruaje – si do të përgjigjet."