Krishti e mëson nusen si ta dallojë shpirtin e mirë nga i keqi dhe si duhet t’i përgjigjet njeriu secilit prej tyre.
Libri 4 - Kapitulli 110

Biri flet: "Si mund ta dallojë njeriu shpirtin Tim kur ka dy shpirtra, një të mirë dhe një të keq? Ta them Unë: Shpirti im është i nxehtë dhe ka dy ndikime. Së pari e bën njeriun të mos dëshirojë tjetër gjë veç Hyjit; së dyti, jep përvujtëri të skajshme dhe përbuzje për botën. Shpirti i keq është edhe i ftohtë edhe i nxehtë: i ftohtë pasi e bën të papëlqyeshme gjithka që ka të bëjë me Hyjin; i nxehtë pasi i bën njerëzit të priren drejt epshit trupor dhe krenarisë tokësore dhe u nxit atyre dëshirën për lëvdata. Vjen si një mik gojë-ëmbël, por në të vërtetë është si qen që kafshon. Duket magjepsës por është grabitqari më i keq.

Kur të vijë, thuaji: 'Unë nuk të dua pasi synimet e tua janë të këqija.' Por kur të vijë shpirti i mirë, thuaji: 'Eja si zjarr dhe ndize zemrën time flakë! Edhe pse jam e padenjë që të vish tek unë, unë kam nevojë për ty.
Ti nuk ke ndonjë të mirë nga unë e as ke nevojë për çka kam unë, por unë do të përmirësohem në sajin tënd dhe pa ty nuk jam asgjë.' "