Krishti i flet nuses dhe i thotë se Ati, duke bërë realitet dëshirën e njerëzve për të bërë mirë, i tërheq drejt Vetes vullnetmirët që dëshirojnë të shlyejnë fajet e kryera.
Libri 4 - Kapitulli 118

Biri thotë: "Kushdo që dëshiron të bashkohet me Mua duhet të ketë vullnet të mirë dhe të pendohet për fajet e kryera dhe pastaj Ati Im do ta tërheqë drejt përsosmërisë. Ati tërheq ata që zgjedhin vetë të bëhen vullnetmirë dhe dëshirojnë t’i shlyejnë gabimet.

Si i tërheq Ati? Këtë e bën duke e bërë realitet dëshirën e tyre të mirë për të bërë mirë. Nëse dëshira e tyre nuk do të ishte e mirë, Ati nuk do të kishte ç’të tërhiqte. Ka disa të cilëve Unë u dukem aq i ftohtë saqë mënyra si veproj nuk u pëlqen fare. Por ka të tjerë të cilëve u dukem aq i ngrohtë sa duken sikur përflaken sa herë që duhet të kryejnë vepra të mira. Ndërsa të tjerëve u dukem aq i mirë sa nuk duan tjetër përveç Meje. Këtyre do t’u dhuroj lumturi të pafund."