| Nëna përshkruan shtatë të mira që ka Krishti dhe shtatë të kundërtat e tyre me të cilat njerëzit ia kthejnë Atij. |
| Libri 4 - Kapitulli 119 |
|
Nëna thotë: "Im Biri ka shtatë të mira. Ai është tejet i fuqishëm, si zjarr që përpin gjithçka. Së dyti, Ai është tejet i urtë dhe urtia e Tij është e pamundur të kuptohet, njëlloj siç është e pamundur që të zbrazet një oqean. E treta, Ai është tejet i fortë, si mal i palëkundur. E katërta, ai ishte më i virtytshmi, si bimë aromatike. E pesta, Ai është tejet i bukur, si diell rrezatues. Së gjashti, Ai është tejet i drejtë, si mbret që nuk e fal dikë në kurriz të drejtësisë. Së shtati, Ai është tepër dashamirës, si një zotëri që jep jetën për shërbëtorin e vet.
|