Krishti i tregon nuses se ka dy lloje kënaqësish, shpirtërore dhe trupore; kënaqësia shpirtërore është gëzimi që njeriu gjen në mirësinë e Hyjit.
Libri 4 - Kapitulli 120

Biri thotë: "Midis Meje dhe njeriut është sikur të kishte një membranë. Për shkak të saj, ëmbëlsia Ime nuk i jep kënaqësi atij, pasi gjen kënaqësi në diçka tjetër." Nusja e dëgjoi këtë dhe i tha Zotit: "Pra ai nuk duhet të ndjejë kurrë kënaqësi?" Hyji u përgjigj: "Ka dy lloje kënaqësish, shpirtërore dhe trupore. Kënaqësi trupore ose natyrore atëherë kur trupit i jepet çka i nevojitet. Në këto raste njeriu duhet të mendojë kështu: 'O Zot, Ti që na ke urdhëruar që t’i japim trupin vetëm çka i nevojitet, qofsh lëvduar! Më jep hir që mëkati të mos hyjë në mua fshehurazi kur i jap trupit çka i nevojitet.' Nëse fillon të gjejë kënaqësi në gjërat kalimtare, njeriu duhet të mendojë: 'Zot, të gjitha gjërat tokësore janë veç pluhur dhe kalimtare. Prandaj më jep hirin që t’i përdor ato siç duhet.'

Kënaqësia shpirtërore është gëzimi që njeriu gjen në mirësinë e Hyjit e ai i përdor gjërat e përkohshme dhe merret me to pa dëshirë, thjesht i shtyrë nga nevoja. Membrana çahet kur shpirti fillon të gjejë kënaqësi tek Hyji dhe e mban në mendje gjithmonë frikën e Hyjit."