Virgjëra flet për tre lloj vështirësish që simbolizohen nga tre lloj bukësh.
Libri 4 – Kapitulli 28

Nëna thotë: "Kur njeriu bën brumë, i duhet ta punojë shumë. Në tryezë të zotërinjve serviret bukë gruri të zgjedhur, ndërsa bukën e zakonshme e hanë njerëzit e thjeshtë dhe buka akoma më e keqe u jepet qenve.

Punimi simbolizon vuajtjet. Njeriu i përshpirtshëm vuan shumë kur Hyji nuk nderohet nga krijesat e Tij dhe ato kanë pak dashuri në zemër. Ata që vuajnë kështu janë gruri i zgjedhur që i pëlqen Hyjit dhe gjithë ushtrisë qiellore. Të gjithë ata që mërziten nga vështirësitë e jetës janë si buka e zakonshme. Por për shumë vetë kjo lloj buke është e mjaftueshme për të hyrë në qiell. Ata që vuajnë sepse nuk arrijnë të bëjnë gjithë të ligat që dëshirojnë, janë si buka e qenve në ferr."