Nëna i tregon bijës se ka djaj që i shtyjnë njerëzit në mëkat, të tjerë që e ngadalësojnë përparimin e tyre dhe disa të tjerë që i tundojnë të agjërojnë dhe për mënyrën si u duhet bërë ballë atyre.
Libri 4 – Kapitulli 29

Nëna thotë: "Të gjitha këto qenie që ti sheh se të rrethojnë janë armiqtë e tu shpirtërore, domëthënë shpirtrat e ligë. Ata që sheh me shkopinj me lak janë ata që duan që ti të biesh në mëkat mortor. Ata që sheh me grepa si ganxha në duar janë ata që duan të ta presin hovin që ke në shërbim të Hyjit dhe të ta heqin dëshirën për të vepruar mirë. Ata që mbajnë veglat me maja që duken si sfurqe janë ata që të tundojnë të marrësh përsipër vepra të mira mbi mundësitë që ke – qofshin këto agjërime, qëndrim zgjuar, urata dhe mundime apo thjesht shpërdorim të parave. Meqenëse këta shpirtra digjen t’u bëjnë këq njerëzve, ti duhet të kesh synimin për të mos dashur ta fyesh Hyjin. Gjithashtu ti duhet t’i kërkosh Hyjit të të ndijmojë dhe të ruajë prej tyre. E kështu sulmet e tyre nuk do të të mposhtin."