Nëna i tregon bijës si gjërat e çmueshme dhe të bukura të botës nuk u bëjnë keq shërbëtorëve të Hyjit kur ata i përdorin për nder të Hyjit dhe sjell shembullin e Palit.
Libri 4 – Kapitulli 30

Është shkruar se Pali, ai apostull i mirë, e quajti veten tw urtë në prani të princit që kishte arrestuar Pjetrin, ndwrsa Pjetrin e quajti njeri vërtet të mjerë. Pali nuk mëkatoi duke thënë kështu, sepse fjalët e tij ishin për nder të Hyjit.
I tillë është rasti edhe me ata që dëshirojnë dhe digjen të thonë fjalët e Hyjit. Po nuk u veshën siç duhet ata nuk mund të shkojnë para zotërinjve. Prandaj ata nuk mëkatojnë kur vishen siç duhet nëse, me zemër dhe mendje, nuk i konsiderojnë arin, veshjet dhe xhevahirët më të çmueshëm se veshjet e tyre të zakonshme, pasi të gjitha gjërat që duken me vlerë nuk janë veç pluhur."