Për nusen që i tregon Jezu Krishtit dëshirën e saj për shpëtimin e shpirtrave dhe përgjigjen që i jep Shpirt Shenjt.
Libri 4 – Kapitulli 35

O i ëmbli Jezus, Krijuesi i gjithçkaje të krijuar! Ah sikur këta njerëz ta njihnin dhe ndjenin ngrohtësinë e Shpirtit Shenjt! Atëherë ata do ta dëshironin qiellin dhe do t’i përbuznin gjërat tokësore. Në shpirt dëgjova menjëherë këtë përgjigje: "Ekseset e tyre e pengojnë Shpirtin Shenjt t’i vizitojë. Ti e sheh, kur e teprojnë me të ngrëna dhe të pira e me dëfrime mes miqsh, ata e pengojnë Shpirtin Shenjt që të tregohet i ëmbël me ta. Ari, argjendi, orenditë, veshjet dhe të ardhurat e tyre të tepërta e pengojnë shpirtin e dashurisë Sime që t’ua ngrohë dhe ndezë zemrat. Shërbëtorët, kuajt dhe kafshët e shumta që kanë e pengojnë Shpirtin e Shenjt t’u afrohet. Kështu shërbëtorët e tyre, engjëjt e Mi u largohen dhe trathtarët e tyre, djajtë, u afrohen. Prandaj ata nuk i meritojnë ëmbëlsinë dhe shoqërinë Time që Unë, Hyji, ua dhuroj shpirtrave të shenjtë dhe miqve e Mi."