Nëna i thotë bijës se priftërinjtë me autoritet të ligjshëm për të falur mëkatet, pavarësisht se mund të jenë në mëkat, janë të aftë t’i falin mëkatet; e njëjta gjë vlen për sakramentin e Eukarestisë.
Libri 4 - Kapitulli 41

Nëna thotë: "Shko tek ai që ka autoritet të falë mëkatet. Pavarësisht sa lebroz mund të jetë një roje, ai e hap derën njëlloj si një njeri i shëndetshëm, nëse i ka çelësat. E njëjta gjë vlen për faljen dhe sakramentin e altarit. Pavarësisht se kush është ministër, mjaft që ai të ketë ligjërisht autoritet për të falur, ai mund t’i zgjidhë mëkatet. Prandaj asnjë prift nuk duhet përbuzur.

Megjithatë do të të paralajmëroja për dy gjëra. E para ai nuk do t’ja arrijë të ketë çfarë dëshiron aq shumë fizikisht. Tjetra është se jeta e tij do të mbarojë shpejt. Ashtu si milingona që mban ngarkesa me grurë ditë e natë ndodh që bie dhe ngordh taman kur është fare afër folesë dhe kokrra e grurit mbetet jashtë, po ashtu taman kur ky njeri t’i jetë afruar kurorëzimit të përpjekjeve të tij, do të vdesë dhe do të ndëshkohet e mundi do t’i shkojë dëm."