Nëna e krahason karakterin e mirë dhe veprat e drejta të miqve të Hyjit me trarët e një dere; shërbëtorët e Hyjit duhet të sillen në mënyrë të paqortueshme.
Libri 4 - Kapitulli 42

Nëna thotë: "Miqtë e Hyjit janë si dy trarët vertikalë të derës nga e cila mund të hyjnë të tjerët. Prandaj duhet treguar vëmendje ndaj gjithçkaje që mund të bëhet pengesë për ata që po përpiqen të hyjnë. Këta trarë nuk simbolizojnë gjë tjetër përveç sjelljes së moralshme, veprave të drejta dhe fjalëve frymëzuese që duhet të gjenden çdo ditë në jetën e miqve të Hyjit. Pra miqtë e Hyjit duhet ta mbajnë gojën e të mos thonë fjalë fyese apo të pahijshme e në veprat e tyre të mos ketë gjëra që mund t’i bëjnë të ngjethen e t’ia mbathin nga sytë këmbët ata që po përpiqeshin të hynin."