Nëna i flet bijës për pastorët e këqinj të cilët i krahason me krimbin që gërryen rrënjët e pemës.
Libri 4 - Kapitulli 43

Nëna thotë: "Ata janë si krimb që sheh një një farë të mrekullueshme e nuk merakoset fare sa fruta prishen apo bien, mjaft që ai vetë të kënaqet duke gërryer rrënjët ose pjesët më afër tokës. Edhe këta njerëz nuk duan t’ia dinë për shpirtrat që humbasin, mjaft që ata vetë të sigurojnë fitime dhe të mira tokësore. Prandaj drejtësia e tim Biri do të bjerë mbi ta dhe do të merren shpejt nga kjo jetë." Ajo përgjigjet: "E gjithë koha që neve na duket e gjatë nuk është më tepër se një grimcë përpara Hyjit. Durimi i Birit tënd me bakëqinjtë është vërtet i madh." Nëna përgjigjet: "Me të vërtetë po të them: Gjykimi i tyre nuk do të vonojë por t’u vijë me tmerr dhe do të përfundojnë nga dëfrimet në turp."