Biri i flet nuses për një mbret, si ai duhet të përpiqet që Hyji të nderohet më shumë dhe për gjykimin që e pret nëse nuk vepron kështu.
Libri 4 - Kapitulli 48

Biri thotë: "Nëse ky njeri dëshiron të më nderojë, së pari le të përpiqet t’i vërë fre çnderimit që më bëjnë dhe të ngjallë respekt më të madh ndaj Meje. Më çnderojnë atëherë kur i përbuzin urdhëresat e Mia dhe fjalët që kam thënë personalisht. Nëse ai më do, atëherë tani e tutje le të tregojë dashuri më të madhe për të gjithë shpirtrat të cilëve ua hapa dyert e qiellit me gjakun e zemrës Sime. Nëse do më shumë paqen e Hyjit se pasuritë e veta, atëherë me siguri do të ndizet nga dëshira për të shtënë përsëri në dorë atë vend, Jeruzalemin, ku u varros trupi Im, e Hyji do ta ndihmojë në këtë drejtim.

Thuaji atij, ti që po dëgjon këtë: Unë, Hyji, e lejova të kurorëzohej mbret. Prandaj është veçanërisht detyra e tij ta ndjekë vullnetin Tim dhe të më dojë dhe nderojë mbi gjithçka. Nëse nuk vepron kështu, ditët e tij do të shkurtohen. Dhe ata që janë të lidhur emocionalisht me të do të ndahen dhimbshëm prej tij dhe mbretëria e tij do të copëtohet."