Nusja në vegim sheh gjykimin e një morie njerëzish ende gjallë dhe dëgjon: "Nëse ata i shlyejnë mëkatet, Unë do t’ua zbus dënimin." |
Libri 4 - Kapitulli 50 |
M’u duk sikur një mbret ishte ulur në fronin e gjykimit dhe të gjithë qëndronin para tij. Pranë çdo njeriu kishte dy qenie, njëri dukej si ushtar i armatosur dhe tjetri si etiopas i zi. Para fronit të gjykimit ishte një foltore. Në të gjendej një libër, i vendosur njëlloj si atëherë kur pashë tre mbretër tek rrinin para tij. M’u duk sikur bota mbarë qëndronte para foltores. Pastaj dëgjova gjykatësin që i tha ushtarit të armatosur: "Thërriti ata të cilëve u ke shërbyer me dashuri!"
|