Virgjëra i tregon nuses se ajo është e gatshme të ndihmojë çdo të ve, virgjër apo grua të martuar që ka synime të drejta dhe e do Birin e saj mbi gjithçka.
Libri 4 – Kapitulli 53

Dëgjo," tha Nëna e Hyjit, "ti që po i lutesh Hyjit me gjithë zemër që bijtë e tu t’i pëlqejnë Atij. Një lutje e tillë vërtet i pëlqen Hyjit. Kur një nënë e do Birin tim mbi gjithçka dhe i lutet si ty Hyjit për bijtë e saj, unë jam gati menjëherë ta ndihmoj të realizojë atë për çka lutet. Kur një e ve vendosmërisht i lutet Hyjit ta ndihmojë të jetojë për lavdi të Hyjit në vejani derisa të vdesë, unë jam menjëherë e gatshme ta kryej vullnetin e saj bashkë me të. Unë vetë isha si e ve pasi kisha një djalë në tokë që nuk kishte baba biologjik. E kur një virgjër dëshiron ta ruajë virgjërinë për Hyjin deri një vdekje, unë nuk jam gati ta mbroj dhe ngushëlloj, pasi unë vetë me të vërtetë jam virgjër.

Çuditesh pse po them kështu? Ti e di se është shkruar se Davidi dëshiroi të bijën e Saulit kur ajo ishte virgjër. Pastaj mori gruan e Urias kur i shoqi ishte ende gjallë. Kënaqësia e Davidit ishte mëkatare, por kënaqësia shpirtërore e Birit tim, Zotit të Davidit, ishte krejtësisht pa mëkat.

Ashtu sikurse këto tre mënyra jetese – virgjëria, vejania dhe martesa – i dhanë kënaqësi fizike Davidit, edhe Birit tim i japin kënaqësi shpirtërore. Prandaj nuk është për t’u çuditur që unë përpiqem t’i sjell tim Biri kënaqësitë shpirtërore që japin këto mënyra jetese, pasi Atij i pëlqejnë ato."