Nëna i tregon bijës si zotërimi i të mirave materiale nuk i bën keq njeriut kur ato nuk zotërohen me dëshirë të çrregullt.
Libri 4 - Kapitulli 66

Nëna thotë: "Ç’e keqe i vjen dikujt nëse ia çpojnë rrobat me gjilpërë apo majë hekuri, kur ai vetë nuk lëndohet? Në të njëjtën mënyrë pasja e të mirave të përkohshme nuk i bën keq njeriut kur ai nuk i zotëron ato me dëshirë të çrregullt. Prandaj shqyrtoje zemrën tënde për të parë a ke synime të mira, pasi fjalët e Hyjit u duhen dërguar të tjerëve nëpërmjet teje.

Ashtu si saraçineska e mullirit e bllokon dhe e lë të rrjedhë ujin sipas nevojës, edhe ti duhet t’i shqyrtosh me kujdes mendimet dhe tundimet e ndryshme që përjeton e t’i largosh idetë e kota dhe tokësore dhe të mbash ngulitur në mendje ato hyjnore. Është shkruar, ti e di, se ujrat e poshtëm rrodhën tatëpjetë, ndërsa ujrat e sipërm qëndruan ngritur si mur.

Ujrat e poshtëm simbolizojnë mendimet dhe dëshirat e kota. Këto duhen lënë të kalojnë pu u kushtuar vëmendje. Ujrat e sipërme simbolizojnë frymëzimet e Hyjit dhe mësimet e shenjtërve. Ato duhet të rrënjosen fort në zemrën tënde si mure që asnjë tundim nuk mund t’i shembë."