Nëna i thotë nuses se ajo nuk duhet të trazohet për kalorësin që u deklarua se kish vdekur dhe iu tregua asaj si i vdekur.
Libri 4 - Kapitulli 73

Një kalorës që ishte gjallë u deklarua se kishte vdekur. Në një vegim shpirtëror ai iu tregua nuses sikur kish vdekur e po kërkonte ndihmë. Meqenëse kjo zonjë u trishtua nga vdekja e tij, Nëna e mëshirës i tha asaj: "Bijë, kur t’i vijë koha, do ta marrësh vesh nëse kalorësi ka vdekur apo është gjallë, por ne ende duam të përpiqemi që ai të përmirësohet."