Krishti i flet nuses dhe i përshkruan tre burra që ranë për shkak të grave. I pari krahasohet me një gomar të kurorëzuar. I dyti kish zemër lepuri dhe i treti krahasohet me një kuçedër. Prandaj gruaja duhet t’i nënshtrohet burrit.
Libri 4 - Kapitulli 84

Biri thotë: "Tre burra thuhet se kanë rënë për shkak të grave. I pari ishte mbreti të cilin e dashura e goditi në fytyrë kur ai nuk i buzëqeshi asaj. Kjo sepse ai ishte i marrë dhe nuk mund ta pengonte atë e as i bëhej vonë për nderin e vet. Ai ishte si gomar me kurorë në kokë – gomar prej marrëzisë, kurorë prej rangut. I dyti ishte Samsoni i cili, edhe pse më i forti nga të gjithë, u mund nga një grua. I treti ishte Salomoni që ishte si kuçedër që vret me një shikim por vritet me një pasqyrë. E kështu urtia e Salomonit ia kalonte gjithçkaje, por pamja e një gruaje e mundi. Prandaj gruaja duhet t’i nënshtrohet burrit."