Krishti e këshillon nusen të përvujtërohet në katër mënyra, konkretisht para atyre që kanë pushtet në botë, para mëkatarëve, para miqve shpirtërorë të Hyjit dhe para atyre që janë të varfër në botë.
Libri 4 – Kapitulli 91

Biri i flet nuses: "Ti duhet ta përvujtërosh veten në katër mënyra; para së gjithash, përpara atyre që kanë pushtet në botë. Njeriu duhet t’u bindet autoriteteve sepse njerëzimi nuk deshi t’i bindet Hyjit dhe sepse njerëzit kanë nevojë për dikë që t’i udhëheqë.

E dyta, përvujtërohu përpara atyre që jetojnë në varfëri shpirtërore, domethënë përpara mëkatarëve, duke u lutur për ta dhe duke e falenderuar Hyjin që, për fat të mirë, as ke qenë as je ndonjë prej tyre. E treat, përvujtërohu para atyre që jetojnë në bollëk shpirtëror, domethënë para miqve të Hyjit, duke e konsideruar veten të padenjë t’u shërbesh dhe të jesh në shoqërinë e tyre. E katërta, përvujtërohu para atyre që janë të vërfër në botë, duke i ndihmuar dhe veshur ata dhe duke u larë këmbët."