Krishti e këshillon nusen të përparojë dhe të qëndrojë në virtyte duke imituar jetën e shenjtërve dhe, në këtë mënyrë, të bëhet krahu i Tij. Ai tregon si shenjtërit bëhen krahu i Krishtit.
Libri 4 - Kapitulli 92

Biri thotë: "Më parë të thashë se miqtë e Mi janë krahu Im. Kjo është e vërtetë pasi Ati, Biri, Shpirti Shenjt, Nëna ime dhe gjithë ushtria qiellore janë në ta. Natyra Ime hyjnore është si palca pa të cilën nuk mund të jetojë askush. Kockat janë natyra Ime njerëzore u tregua e fortë në vuajtje. Shpirti Shenjt është si gjaku pasi ai mbush dhe gëzon gjithësinë. Nëna Ime është si mishi ku gjendeshin natyrat e Mia hyjnore dhe njerëzore dhe Shpirti Shenjt. Lëkura është gjithë ushtria qiellore.

Ashti si lëkura mbulon mishin, po ashtu Nëna ime ia kalonte gjithë shenjtërve në virtyt. Edhe pse engjëjt janë të pastër, ajo është edhe më e pastër. Edhe pse profetët ishin të mbushur me Shpirtin e Hyjit, edhe pse martirët vuajtën shumë, prapë Shpirti Im ishte më i plotë dhe më i flaktë në Nënën Time pasi ajo ishte më e madhe se çdo martir. Dëshmitarët padyshim praktikuan abstinencë të plotë, por Nëna Ime kish absitinencë edhe më të përsosur pasi në të ishte natyra Ime hyjnore dhe njerëzore.

Prandaj kur miqtë e Mi më kanë Mua, në ta është natyra Ime hyjnore që e gjallëron shpirtin. Në ta është natyra Ime njerëzore që i forcon deri në vdekje. Në ta gjendet gjaku i Shpirtit Tim që e bën vullnetin e tyre të gatshëm për kryerjen e çdo vepre të mirë. Mishi i tyre mbushet me mishin dhe gjakun Tim atëherë kur refuzojnë të mëkatojnë dhe e ruajnë veten në pastërti me ndihmën e hirit Tim. Lëkura Ime bashkohet me lëkurën e tyre kur ata imitojnë jetën dhe sjelljen e shenjtërve të Mi.

Në këtë mënyrë shenjtërit e Mi quhen me të drejtë krahu Im. Ti duhet të bëhesh një prej gjymtyrëve të tyre me anë të synimit për të përparuar në virtyt dhe për t’i imituar ata aq sa mundesh. Ashtu siç i bashkoj ata me Mua me anë të trupit Tim, edhe ti duhet të bashkohesh me ta dhe me Mua nëpërmjet trupit Tim."