Dhëndri i shpjegon nuses kuptimin e distancës prej dy pëllëmbësh dhe nxjerrjen e shpatës së përmendur në kapitullin e mëparshëm.
Libri 4 - Kapitulli 96

Biri thotë: "Më parë të thashë se distanca mes Meje dhe armiqve të Mi nuk është më tepër se dy pëllëmbë. Në fakt ata po i afrohen një pëllëmbë më afër gjykimit. Njëra prej këtyre pëllëmbëve simbolizon shpërblimin për veprat e mira që ata kanë kryer për Mua. Për pasojë, këtej e tutje çnderimi i tyre do të rritet, kënaqësia e tyre do të kthehet në vrer, gëzimi do t’u merret, andrallat dhe mërzitjet do të rriten. Pëllëmba e dytë është ligësia e tyre që ende nuk e ka mbushur kupën. Ashtu siç thuhet kupa u mbush e po derdhet, po ashtu kur shpirti dhe trupi i tyre të ndahen ata do të dënohen nga gjykatësi.

Shpata e tyre është synimi që kanë për të mëkatuar. E kanë nxjerrë përgjysëm sepse, kur marrin të tatëpjetën dhe u ndodhin fatkeqësira, të ligjtë vuajnë më shumë por prapë dëshirojnë të mëkatojnë. Fama dhe fati nuk i lënë të mendojnë shumë për mëkatin. Në këtë gjendje dëshirojnë të jetojnë gjatë që të plotësojnë dëshirat epshore dhe mëkatojnë pa teklif. Mjerë ata që veprojnë kështu sepse, po nuk bënë kthesë, i pret mallkimi!"