Rreth lutjes që një engjëll bën për nusen dhe se si Krishti pyet engjëllin se ç’kërkon për nusen dhe ç’është mirë për të.
Libri 1 - KAPITULLI 12

Një engjëll i mirë, mbrojtësi i nuses, u shfaq tek i lutej Krishtit për të. Zoti iu përgjigj dhe i tha: "Ai që dëshiron të lutet për një tjetër duhet të lutet për shpëtimin e tij. Ti je si zjarr që s’shuhet kurrë e digjet parreshtur nga dashuria për mua. Ti sheh dhe di gjithçka kur më sheh Mua. Ti nuk do tjetër përveç asaj që dua Unë. Pra thuamë, ç’është mirë për nusen Time të re?" Ai u përgjigj: “Zot, Ti di gjithçka”. Zoti i tha: "Gjithçka, si ato që janë bërë ashtu dhe ato që do bëhen, ekziston përjetësisht brenda meje.

Unë i kuptoj dhe i njoh të gjitha gjërat që ka qielli dhe toka dhe në Mua nuk ndodh ndryshim. Por në mënyrë që nusja ta njohë vullnetin Tim, tani që ajo po dëgjon, thuamë çfarë është mirë për të." Dhe engjëlli tha: "Zemra e saj është kryelartë. Prandaj meriton dru." Pastaj Zoti tha: “Ç’kërkesë ke për të, miku im?" Engjëlli u përgjigj: "Zot, kërkoj që bashkë me drurin t’i jepet edhe mëshira." Dhe Zoti tha: "Për hatrin tënd kështu do të bëj, duke qenë se Unë kurrë nuk bëj drejtësi pa mëshirë. Prandaj nusja duhet të më dojë me gjithë zemër."