"Qielli dhe toka do të kalojnë,

por fjalët e mia nuk do të kalojnë." Marku 13:31

 

Rrëfimet e Shën Brixhidës

 

Blerë Rrëfimet e Shën Brixhidës së Suedisë në: Lulu (450 Faqet)

 

Fillo lexo KËTU

 

 

Përmbajtja – Libri 1

 

 

Përmbajtja e Librit 1

 

KAPITULLI 1

Fjalët e Zotit Tonë Jezu Krisht drejtuar nuses

së tij të zgjedhur dhe të shtrenjë,

ku shpallet mishërimi i tij tejet i madhërueshëm,

dënohet përdhosja profane dhe shkelja e besimit

dhe pagëzimit dhe ku nusja e tij ftohet që ta dojë.

 

KAPITULLI 2

Fjalët e Zotit Tonë Jezu Krisht drejtuar bijës

që kish marrë për nuse në lidhje me nenet e

besimit të vërtetë dhe rreth zbukurimeve,

nishaneve dhe njeteve që nusja duhet të ketë për dhëndrin.

 

KAPITULLI 3

Fjalët e Zotit Tonë Jezu Krisht drejtuar

nuses së tij rreth formimit në dashuri dhe në nder të tij, dhëndrit,

rreth urrejtjes që të ligjtë kanë për Hyjin

dhe rreth dashurisë për botën.

 

KAPITULLI 4

Fjalët e Zotit Tonë Jezu Krisht drejtuar nuses

së tij për t’i thënë që të mos shqetësohet

dhe të mos mendojë se çka i është zbuluar vjen

nga ndonjë shpirt i keq dhe për ta mësuar si të

dallojë shpirtrat e mirë nga ata të ligj.

 

KAPITULLI 5

Fjalët tepër të përzemërta të Krishtit drejtuar

nuses së tij ku gjendet një imazh i mrekullueshëm

i një kështjelle të fisme që simbolizon kishën militante

dhe flitet se si kisha e Hyjit do të rindërtohet

tani nëpërmjet lutjeve të Virgjërës

së lavdishme dhe shenjtërve.

 

KAPITULLI 6

Fjalët e Krishtit drejtuar nuses së tij

për t’i mësuar se si shpirti i tij nuk mund

të banojë tek i ligu, ndarjen e të ligjve nga

të mirët dhe dërgimin e njerëzve të mirë të armatosur

me armë shpirtërore për të luftuar kundër botës.

 

KAPITULLI 7

Fjalët e Virgjërës së lavdishme drejtuar bijës

së saj rreth mënyrës së të veshurit dhe llojit

të petkave dhe zbukurimeve me të cilat

bija duhet zbukuruar dhe veshur.

 

KAPITULLI 8

Fjalët e Mbretëreshës së Qiellit drejtuar

bijës së saj të shtrenjtë për ta mësuar

se si ta dojë dhe lëvdojë Birin

e saj së bashku me Nënën e tij.

 

KAPITULLI 9

Fjalët e Mbretëreshës së Qiellit drejtuar

bijës së saj të shtrenjtë në lidhje me dashurinë

e madhe që Biri kishte për Nënën Virgjër

dhe sesi Nëna e Krishtit u ngjiz nga një

martesë e pastër dhe u shenjtërua në krahërorin

e së ëmës dhe se si ajo u ngrit me trup

dhe shpirt në Qiell dhe rreth fuqisë së

emrit të saj dhe engjëjve që i

caktohen njeriut për të mirë ose keq.

 

KAPITULLI 10

Fjalët e Virgjërës Mari drejtuar bijës së saj,

ku gjenden mësime të dobishme rreth mënyrës

se si ajo duhet të jetojë dhe jepen

hollësira rreth mundimeve të Krishtit.

 

KAPITULLI 11

Fjalët e Krishtit drejtuar nuses së Tij

rreth faktit se si Ai u vetëdorëzua për t’u

kryqëzuar nga armiqtë e Tij dhe se si i duhet

vënë fre trupit duke sjellë ndërmend mundimet e Tij.

 

KAPITULLI 12

Rreth lutjes që një engjëll bën për nusen

dhe se si Krishti pyet engjëllin se ç’kërkon

për nusen dhe ç’është mirë për të.

 

KAPITULLI 13

Rreth faktit se si një armik i Hyjit kish

tre djaj brenda vetes dhe vendimit që Krishti mori për të.

 

KAPITULLI 14

Fjalët e Krishtit drejtuar nuses rreth mënyrës

dhe kujdesit që duhet të tregojç kur lutet

dhe rreth tre kategorive tç njerëzve

që i shërbejnë Hyjit në këtë botë.

 

KAPITULLI 15

Fjalët e Krishtit drejtuar nuses ku e Ai e

përshkruan veten si mbret të madh dhe flet

për dy thesare që simbolizojnë dashurinë për Hyjin

dhe dashurinë për botën dhe jepen

udhëzime si të përmirësohemi në këtë jetë.

 

KAPITULLI 16

Rreth faktit se si nusja pa një engjëll tek i fliste

Hyjit për një grua që mundohej tmerrësisht prej

djallit dhe që më vonë u çlirua në sajë

të lutjeve të Virgjërës së lavdishme.

 

KAPITULLI 17

Fjalët e Krishtit drejtuar nuses së Tij ku një

mëkatar krahasohet me tre gjëra: një shqiponjë,

një gjahtar dhe një mundës.

 

KAPITULLI 18

Fjalët e Krishtit drejtuar nuses për përvujtërinë

që duhet patur në shtëpinë e Hyjit, shtëpi që simbolizon

jetën rregulltare, dhe për ndërtesat dhe lëmoshat

që duhen dhuruar vetëm nëse janë fituar me drejtësi,

ndërsa gjërat e fituara me pa të drejtë duhen kthyer.

 

KAPITULLI 19

Fjalët e Krijuesit drejtuar nuses për

shkëlqimin e fuqisë, urtisë dhe virtytshmërisë së Tij

dhe se si ata që tani mbahen për të

urtë mëkatojnë më tepër kundër Tij.

 

KAPITULLI 20

Një dialog i këndshëm i Virgjërës Nënë me

Birin dhe i Virgjërës Nënë dhe Birit me nusen

për mënyrën se si nusja duhet

të përgatitet për dasmën.

 

KAPITULLI 21

Fjalët e dhëndrit drejtuar nuses ku përdoret

një alegori e rafinuar për të folur rreth djallit.

 

KAPITULLI 22

Pyetje e këndshme që Nëna i bën nuses dhe përgjigja

e përvuajtur që nusja i jep Nënës. Kundërpërgjigja

e Nënës mbi dobinë që kanë të mirët

nga ekzistenca e të këqinjve.

 

KAPITULLI 23

Fjalët e Krishtit drejtuar nuses së Tij ku

përshkruhet një njeri i pasinqertë, armik i Hyjit,

veçanërisht hipokrizia dhe karakteristikat e tij.

 

KAPITULLI 24

Fjalët e Hyjit Atë para ushtrisë qiellore

dhe përgjigja e Birit dhe Nënës ku i

kërkohet Atit hir për kishën, bijën e Tij.

 

KAPITULLI 25

Fjalët e Krijuesit drejtuar nuses rreth faktit

se si drejtësia e Tij i lë të këqinjtë në jetë

për një arësye të trefishtë dhe se si mëshira

e Tij i kursen ata për një arësye të trefishtë.

 

KAPITULLI 26

Lëvdatat e ushtrisë qiellore për Hyjin;

si do të kishin lindur fëmijët nëse prindërit tanë

të parë nuk do të kishin mëkatuar;

si Hyji bëri mrekulli para popullit nëpërmjet Moisiut

dhe më vonë duke u bërë Ai vetë njeri;

për degjenerimin e martesës trupore në këtë epokë

dhe kushtet e martesës shpirtërore.

 

KAPITULLI 27

Fjalët e Nënës drejtuar nuses për tre

karakteristika të vallëzimit, si vallëzimi simbolizon

botën dhe për e Nënës në vdekjen e Krishtit.

 

KAPITULLI 28

Fjalët e Zotit drejtuar nuses ku përshkruhet

se si dikush doli para gjykatores së Hyjit

për t’u gjykuar dhe për vendimin e tmerrshëm

që Hyji dhe gjithë shenjtërit morën kundër tij.

 

KAPITULLI 29

Fjalët e Virgjërës drejtuar bijës për dy zonja:

njëra e quajtur Krenari dhe tjetra,

që simbolizon Virgjërën tejet të ëmbël, e quajtur Përvujtëri;

dhe për Virgjërën që vjen t’i takojë në çastin

e vdekjes ata që e duan.

 

KAPITULLI 30

Fjalët e Zotit drejtuar nuses ku flitet për shtimin

aq shumë të krishterëve të rremë saqë gati po e

kryqëzojnë Krishtin përsëri dhe për gatishmërinë e Tij

për të pranuar vdekjen edhe një herë, nëse kjo do

të ishte e mundur, për hir të mëkatarëve.

 

KAPITULLI 31

Për nusen që pa të ëmblën Virgjër Mari

me një kurorë dhe zbukurime të tjera të çmueshme

dhe për Shën Gjon Pagëzorin që i shpjegoi

nuses kuptimin e kurorës dhe zbukurimeve.

 

KAPITULLI 32

Pas paralajmërimit të Hyjit,

nusja zgjodhi për vete varfërinë,

duke hequr dorë nga pasuritë dhe dëshirat trupore.

Rreth së vërtetës mbi gjërat që iu rrëfyen

dhe rreth tre gjërave të mrekullueshme që i tregoi Krishti.

 

KAPITULLI 33

Mësimet që Zoti i jep nuses në lidhje

me urtinë e vërtetë dhe të rreme dhe rreth

engjëjve të mire që ndihmojnë të diturit e mirë

dhe djallit që ndihmon të diturit e këqinj.

 

KAPITULLI 34

Krishti këshillon nusen se si duhet të jetojë.

Djalli pranon para Krishtit se nusja e do Krishtin

mbi gjithcka dhe pyet Krishtin pse e do aq shumë nusen.

Djalli pohon dashurinë që Krishti ka për nusen.

 

KAPITULLI 35

Fjalët e Virgjërës drejtuar nuses ku tregohet

për trishtimin që i shkaktuan asaj Mundimet e Krishtit,

për Adamin dhe Evën që e shitën botën

dhe për Krishtin dhe Nënën e tij Virgjër që e riblenë atë.

 

KAPITULLI 36

Përgjigja që Zoti i dha një engjëlli

që po lutej që nuses t’i jepeshin vuajtje në trup dhe në shpirt;

shpirtrat e përsosur vuajnë më shumë.

 

KAPITULLI 37

Fjalët e Nënës drejtuar nuses ku përshkruhet

madhështia e Birit të saj dhe se si Krishti

tani po kryqëzohet më egërsisht nga armiqtë e tij,

të Krishterët e këqinj, sesa nga Hebrenjtë dhe se si, për pasojë,

këta njerëz do të ndëshkohen më rreptë.

 

KAPITULLI 38

Një dialog i këndshëm i Hyjit Atë me Birin.

Ati i dha Birit një nuse të re dhe Biri e pranoi atë me gëzim.

Dhëndri e mëson nusen, me anë të një shembëlltyre,

rreth durimit dhe thjeshtësisë.

 

KAPITULLI 39

Për fenë, shpresën dhe dashurinë që gjendeshin

përsosshmërisht tek Krishti kur Ai vdiq dhe që

gjenden të mangëta tek ne njerëzit e gjorë.

 

KAPITULLI 40

Tre pyetje që Krijuesi i bën nuses:

e para për burrin që shërben dhe gruan që sundon;

e dyta për burrin që punon dhe gruan që harxhon;

e treta për Zotërinë që shpërfillet

dhe shërbëtorin që nderohet.

 

KAPITULLI 41

Fjalët e Krijuesit, në praninë e ushtrisë

qiellore dhe të nuses, ku Ai ankohet për pesë vetë që

përfaqësojnë papën dhe klerikët, laikët e këqinj,

hebrenjtë dhe paganët. Për ndihmën që u jep miqve të Tij

që përfaqësojnë gjithë njerëzimin dhe gjykimn

e ashpër që i pret armiqtë e Tij.

 

KAPITULLI 42

Fjalët e Virgjërës për t’i mësuar nuses si ta

dojë Birin e saj mbi gjithçka dhe për

virtytet dhe hiret që ka Virgjëra e lavdishme.

 

KAPITULLI 43

Fjalët e Birit drejtuar nuses ku tregon

sesi njerëzit kalojnë nga një e mirë e vogël

në përsosmëri dhe zhyten nga një e keqe

e vogël në ndëshkimin më të madh.

 

KAPITULLI 44

Fjalët e Krijuesit drejtuar nuses për ata

që tani e përçmojnë dhe fyejnë sepse nuk

i kushtojnë vëmendje dashurisë së Tij që

i paralajmëroi me anë të profetëve dhe vuajti për hir të tyre.

Ata nuk duan t’ia dinë për zemërimin

dhe rreptësinë Tij ndaj kokëfortëve.

 

KAPITULLI 45

Nëna, engjëjt, profetët, apostujt dhe djajtë

i përgjigjen Hyjit, në prani të nuses,

duke dëshmuar madhërinë e Tij në krijim,

mishërim, shëlbim etj. Por njerëzit tani i përgënjeshtrojnë

dëshmitë e tyre duke merituar gjykim të ashpër.

 

KAPITULLI 46

Nëna dhe Biri lëvdojnë njëri-tjetrin në prani të nuses.

Njerëzit tani e konsiderojnë Krishtin të ulët,

të pandershëm, të pavlerë dhe thonë se i tillë është.

Këta njerëz i pret mallkimi.

 

KAPITULLI 47

Zoti i flet nuses për Ligjin e Ri.

Ligji i Ri tani refuzohet dhe vihet në lojë nga bota.

Priftërinjtë e këqinj nuk janë priftërinj

të Hyjit por tradhtarë të Tij.

Ata i pret mallkimi dhe dënimi.

 

KAPITULLI 48

Në prani të ushtrisë qiellore dhe të nuses,

natyra hyjnore e Krishtit i flet natyrës njerëzore

të Tij kundër të Krishterëve, njëlloj si Hyji i foli

Mojsiut kundër popullit. Për priftërinjtë e mallkuar

që duan botën dhe përçmojnë Krishtin

dhe për dënimin dhe mallkimin e tyre.

 

KAPITULLI 49

Krishti e krahason veten me Mojsiun

që e nxorri popullin nga Egjypti.

Priftërinjtë e mallkuar që Ai ka zgjedhur për vete

në vend të profetëve si miqtë e Tij më të ngushtë,

tani bërtasin: "Largohu prej nesh!"

 

KAPITULLI 50

Bekime dhe lëvdata që Nëna dhe Biri

shkëmbejnë mes tyre. Për hirin që Biri i jep Nënës

për shpirtrat e purgatorit dhe ata që janë në botë.

 

KAPITULLI 51

Nëna bekon Birin në prani të nuses.

Biri i lavdishëm e krahason Nënën e Tij

me një lule që rritet në luginë.

 

KAPITULLI 52

Fjalët me të cilat Nëna e bekon

dhe i lutet Birit që fjalët e Tij të

përhapen në të gjithë botën dhe të rrënjosen

në zemrat e miqve të Tij. Virgjëra krahasohet mrekullisht

me një lulë që rritet në kopësht.

Fjalët që Krishti, me anë të nuses,

i përcjell Papës dhe klerikëve të tjerë të kishës.

 

KAPITULLI 53

Nëna dhe Biri këmbejnë bekime dhe lëvdata.

Virgjëra krahasohet me arkën ku mbaheshin shkopi,

mana dhe pllakat e Ligjit.

Ky imazh përmban detaje të mrekullueshme.

 

KAPITULLI 54

Fjalët që një engjëll i drejton nuses

në lidhje me shpirtin e mendimeve të saj.

Ka dy shpirtra, një i pakrijuar dhe tjetri i pakrijur,

secili me karakteristikat e veta.

 

KAPITULLI 55

Krishti i përngjan një zotërie të fuqishëm

që ndërtoi një qytet të madh dhe një pallat

të bukur që simbolizojnë botën dhe kishën.

Gjykatësit, mbrojtësit dhe punëtorët e kishës

i kanë hyrë një rruge të gabuar.

 

KAPITULLI 56

Hyji sqaron kapitullin e mëparshëm.

Vendimi që do të merret ndaj njerëzve të tillë.

Hyji bën durim me të ligët për hir të të mirëve.

 

KAPITULLI 57

Zoti i tregon nuses që Ai është ushqim

i padëshirueshëm për shpirtrat e të Krishterëve,

ndërsa botën ata e duan dhe gjejnë gëzim në të.

Për ndëshkimin e tmerrshëm që i pret këta njerëz.

 

KAPITULLI 58

Fjalët e Nënës drejtuar nuses dhe fjalët

e ëmbla që Nëna dhe Biri këmbejnë me njëri-tjetrin.

Fjalët e Krishtit janë të ashpra, më të ashpra,

më të ashprat për të këqinjtë,

por të buta, më të buta, më të butat për të mirët.

 

KAPITULLI 59

Fjalët e Krishtit, në prani të nuses,

ku me shëmbëlltyra Krishti krahasohet me një fshatar,

priftërinjtë e mirë me një bari të mirë,

priftërinjë e këqinj me një bari të keq

dhe të Krishterët e mirë me një bashkëshorte.

Këto shëmbëlltyra janë të dobishme për shumë arësye.

 

KAPITULLI 60

Biri i flet nuses për tre kategori të

Krishterësh që simbolizohen nga Hebrenjtë

që jetonin në Egjipt. Miqtë e Hyjit duhet t’ua bëjnë

të ditura njerëzve të paditur këto rrëfime

që i janë dhënë nuses.