Fjalët e Krishtit drejtuar nuses së tij për t’i mësuar se si shpirti i tij nuk mund të banojë tek i ligu, ndarjen e të ligjve nga të mirët dhe dërgimin e njerëzve të mirë të armatosur me armë shpirtërore për të luftuar kundër botës.
Libri 1 - KAPITULLI 6

Armiqtë e mi janë si bishat më të egra që nuk ngopen e nuk pushojnë kurrë. Zemra e tyre nuk ka asnje fije dashuri për mua prandaj nuk u bie kurrë ndërmend për mundimet e mia. Asnjëhere nuk u ka dalë nga brendësia e zemrës ndonjë fjalë e tillë si: "Zot, ti na kë shëlbuar, qofsh lëvduar për mundimet e tua të mëdha!" Si mund të banojë Shpirti im në njerëz që nuk ushqejnë dashuri hyjnore për mua, njerëz që nuk ngurojnë t’i trathtojnë të tjerët për t’u dalë e vetja? Zemra e tyre gëlon nga krimba të neveritshën, domethënë është plot me dëshira tokësore. Djalli u ka lënë eskremetet e veta në gojë dhe kjo s’i lë t’i shijojnë fjalët e mia. Prandaj me sharrën time do t’i ndaj prej miqve të mi. Nuk ka vdekje më të tmerrshme se ajo prej sharrës. Po kështu nuk ka ndëshkim që ata nuk do të vuajnë: do të sharrohen më dysh nga djalli dhe do ndahen prej Meje. Më janë aq të neveritshëm saqë gjithë pasuesit e tyre do t’i shkëpus prej meje.

Për këtë arësye po dërgoj miqtë e mi në mënyrë që ata të ndajnë djajtë nga gjymtyrët e mia, pasi djajtë janë armiqtë e mi të vërtetë. Unë i dërgoj si kalorës në luftë. Ai njeri që e bën zap trupin dhe ia mohon vetes gjërat e paligjshme është ushtari im i vërtetë. Për heshtë do të ketë fjalët e gojës sime dhe në dorë do të mbajë shpatën e besimit; në gjoks do të ketë parzmoren e dashurisë kështu që, çfarëdo të ndodhë, dashuria e tij për mua s’do të zbehet. Ai duhet të ketë mburojën e durimit me vete që të durojë gjithçka me durim.

E kam mbështjellë si ari në kuti: duhet të dalë e të ecë shtigjeve të mia. Sipas planeve të drejtësisë sime Unë nuk do të mund të hyja në lavdinë e madhërisë sime pa iu nënshtruar mundimeve në natyrën time njerëzore. Pra si mund të hyjë ai? Nëse Zoti i tij vuajti, nuk është për t’u çuditur që edhe ai duhet të vuajë. Nëse Zoti i tij duroi kamzhikun, nuk është kushedi çfarë që ai duron fjalët. Ai nuk duhet të trembet sepse Unë kurrë nuk do ta braktis. Ashtu siç është e pamundur për djallin të hyjë në zemrën e Hyjit e ta ndajë atë, po ashtu djalli e ka të pamundur ta ndajë atë prej meje. Dhe duke qenë se në sytë e mi ai është si ar i kulluar, edhe pse provohet me zjarr, Unë nuk do ta braktis: kjo është për të mirën e tij më të madhe.