Nëna i tregon bijës për mundimet e Birit të saj të bekuar dhe i përshkruan bukurinë e Tij.
Libri 4 - Kapitulli 70

Nëna thotë: "Kur po afrohej Pasioni i Birit ti m, sytë iu mbushëm me lotë dhe djersa i mbuloi trupin nga frika e vuajtjeve. Pastaj më humbi nga sytë dhe nuk e pashë më deri kur e çuan për ta fshikulluar.
Pastaj e tërhoqën zvarrë dhe e përplasën aq mizorisht dhe dhunshëm saqë i u thyen dhëmbët. E goditën në zverk dhe faqe aq fort saqë zhurma e goditjeve arriti deri në veshët e mi.
Me urdhër të xhelati t, ai u zhvesh dhe vetë e përqafoi shtyllën. E lidhën me litar dhe e fshikulluan me kamzhikë me kunja. Kunjat i nguleshin në trup dhe pastaj dilnin jo vetëm duke e shpuar dhe çarë e u mbush gjithë plagë në trup.

Në goditjen e parë m’u duk sikur ma shpuan zemrën dhe humba ndjenjat. Kur e mora veten, trupi i ish mbushur me plagë – pasi gjatë fshi kullimit ishte i zhveshur. Pastaj një prej armiqve të Ti j u tha xhelatëve: 'Doni ta vrisni pa gjyq dhe t’i shkatoni vdekjen ju vetë?' E ndërsa fliste, preu litarët. Pasi e zgjidhën nga shtylla, im Bir deshi të vishej por nuk i lanë kohë të vishej dhe e larguan prej aty ndërsa po fuste krahët në mëngë. Nga gjurmët e gjakosura kuptohej lehtë se nga kishte kaluar. Dhe me tunikë Ai fshi u fytyrën e përgjakur.

Pasi e gjykuan, e nxorrën jashtë e i ngarkuan mbi shpinë kryqin, por në rrugë e sipër dikush tjetër e mbajti atë në vend të Tij. Kur arriti tek vendi ku do të kryqëzohej, atje i shin gati një çekiç dhe katër gozhdë të mprehta. U zhvesh kur e urdhëruan dhe i mbuloi pjesët inti me me një copë të vogël. Nisi ta lidhë sikur kjo ta ngushëllonte disi. Kryqi u ngul fort dhe trau horizontal u vendos në mënyrë të tillë që xhunto i binte në mes të shpatullave. Në kryq nuk kishte vend ku mund të mbështetej koka. Shenja ku shkruhej dënimi iu vu mbi kokë.

Kur e urdhëruan, ai u shtri mbi kryq e në fillim shtriu dorën e djathtë. Pastaj, meqenëse dora e majtë nuk arrinte dot në ekstremin tjetër të kryqit, ia tërhoqën. Edhe këmbët ia tërhoqën që të arrinin tek vrimat e gozhdëve dhe ia fiksuan në drurin e kryqit me dy gozhdë të ngulura në kockë të fortë, siç ishte vepruar me duart. Në goditjen e parë të çekiçit, unë u lebetita nga dhimbja dhe kur e mora veten e pashë tim Bir të mbërthyer në Kryq. Dëgjova njerëzit tek i thoshin njëri -tjetri: 'Ç’ka bërë ky njeri – ka vjedhur, ka plaçkitur apo ka mashtruar?' Disa u përgjigjën se ishte mashtrues. Pastaj i zhytën me aq forcë në kokë kurorën me ferra saqë i zbriti në mes të ballit. I kulloi gjak prej gjembave e ia mbuloi fytyrën, flokët, sytë dhe mjekrrën e nuk shihej gati asgjë tjetër përveç gjakut. E as nuk më shikonte dot nga kryqi po të mos shkunte sytë për të larguar gjakun.

Pasi më la amanet tek dishepulli i Tij, ai ngriti kokën, i drejtoi sytë e përlotur nga qielli dhe më një zë që i dilte nga thellësia e shpirti, thirri : 'Hyji Im, Hyji Im, përse më ke braktisur?'Kurrë nuk arrita ta harroj atë thirrje deri sa erdha në qiell, ajo thirrje që i doli më tepër nga dhimbja për vuajtjet e mia se për të Tijat. Në pjesët e trupit që i dukeshin nën gjak, iu shfaq hija e vdekjes. Faqet iu ngjitën me dhëmbët. Mund t’i numëroheshin brinjët. Stomaku, i zbrazur nga çdo lëng, i ishte ngjitur me shpinën, madje edhe flegrat e hundës i dukeshin të ngushta tani. Kur zemra po i pushonte, iu drodh i gjithë trupi dhe mjekrra i takoi gjoksin. Në atë moment unë rashë pa ndjenja. Goja i mbeti hapur pasi dha shpirt. Gjuhën, dhëmbët dhe gjakun mund t’i shihnin të gjithë të pranishmit, si dhe sytë gjysëm të mbyllur. Trupi i Tij i pajetë u përkul drejt tokës. Gjunjët i ishin përkulur anash dhe këmbët i vareshin në gozhda si mentesha.

Ndërkaq, të tjerë që ishi n aty rrotull, thanë gati si me qesëndi , 'O, Mari , yt Bir vdiq.' Të tjerë, më të fisshëm, po thoshin: 'Zonjë, vuajtjet e tët Biri mbaruan e tani është në lavdinë e përjetshme.' Pak më vonë, pasi i shpuan krahërorin, heshta doli prej aty me gjak ngjyrë kafe në majë, që donte të thoshte se heshta i kishte shpuar zemrën. Heshtën e ndjeva të shponte edhe zemrën time dhe është çudi si nuk vdiqa. Edhe pse të tjerët po largoheshin, unë nuk mund të largohesha. U ngushëllova disi kur preka trupin e Tij të zbritur nga kryqi dhe e mora në krahë e i pashë plagët dhe i fshiva gjakun. Ia mbylla gojën me gishtat e mi dhe i mbylla edhe sytë. Nuk munda t’ia përkulja krahët e ngrira mbi gjoks, por vetëm mbi bark. Nuk mund t’i drejtoheshin gjunjët por i rrinin nga jashtë siç kishin ngrirë në kryq."

Nëna thotë përsëri: "Edhe pse ti nuk mund ta shohësh tim Bir siç është në qiell, dëgjo të paktën si ishte fizikisht në tokë. Kishte fytyrë aq të bukur sa askush, edhe sikur të ishte shumë i trishtuar në zemër, nuk mund ta shihte pa u ngazëllyer nga pamja e Tij. Të drejtët ngazëlleheshin shpirtërisht, por edhe të këqinjtë gjenin lehtësim nga andrallat e botës kur e shihnin. Për këtë arësye, ata që ishin të trishtuar thonin: 'Ejani të shkojmë të shikojmë djalin e Marisë që të kënaqemi.'

Në vitin e njëzet të jetës, Ai ishte i përsosur në shtat dhe burrëror në forcë, i gjatë në krahasim në krahasim me të tjerët, jo i shëndoshë por me konstrukt të mirë përsa i përket muskujve dhe kockave. Flokët, qerpikët dhe mjekrrën i kishte të kuqërremta. Mjekrrën e kishte një pëllëmbë të gjatë. Ballin e kish të drejtë. Kish hundë të rregullt, as shumë të vogël as shumë të madhe.
Kishte sy aq të kthjellët sa edhe armiqtë kishin qejf ta shikonin. Nuk kishte buzë shumë të trasha, ato kishin ngjyrë të kuqe të lehtë. Nuk kishte mjekërr të dalë e as shumë të gjatë, por tërheqëse dhe të gjatë me lezet. Kishte faqe me rrumbullakësi të këndshme. Ishte lëkurëbardhë, faqekuq, shpinëdrejt. Nuk kishte as edhe një difekt të vetëm në trup, siç mund ta vërtetojnë xhelatët që e panë krejtësisht të zhveshur kur ish lidhur në shtyllë. Flokët e Tij kurrë nuk patën parazitë, nyje apo papastërti."