"Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi qė t'i shėrbejnė,

por pėr tė shėrbyer dhe pėr tė dhėnė jetėn e tij

si ēmim pėr shpengimin e shumė vetave". Marku 10:45

 

Rrėfimet e Shėn Brixhidės

 

Blerė Rrėfimet e Shėn Brixhidės sė Suedisė nė: Lulu (450 Faqet)

 

Fillo lexo KĖTU

 

 

Pėrmbajtja – Libri 4

 

KAPITULLI 1

Gjon Ungjilltari i tregon nuses se asnjė vepėr e mirė nuk mbetet pa shpėrblim,

se Bibla ia kalon gjithė shkrimeve tė tjera dhe rreth nje mbreti -

cub, trathtar, plangprishės etj. Shėn Gjoni e kėshillon mbretin t’i

pėrbuzė pasuritė dhe nderet pėr hir tė Hyjit.

 

KAPITULLI 2

Nusja ka njė vegim tė habitshėm dhe Hyji ia shpjegon.

Sipas shpjegimit, kafsha simbolizon tė pagėzuarit,

peshku paganėt dhe tre turmat miqtė e Hyjit.

 

KAPITULLI 3

Njė bisedė e mrekullueshme mes Hyjit dhe nuses nė formė pyetjesh

dhe pėrgjigjesh nė lidhje me njė mbret dhe tė drejtėn e trashėgimisė

nė mbretėri dhe si disa territore duhet tė reklamohen

nga pasardhėsit e disa tė tjera jo.

 

KAPITULLI 4

Hyji i flet nuses pėr dy shpirtra, tė mirin dhe tė ligun;

dhe pėr njė zonjė qė kishte luftė mendimesh qė shkaktohej

nga frymėzimet e shpirtit tė mirė dhe tundimet e shpirtit tė keq;

dhe si duhet vepruar nė raste tė tilla.

 

KAPITULLI 5

Shėn Pjetri i tregon nuses si ai dėshironte qė njerėzit tė shėlboheshin;

e kėshillon si ta fitojė kujtesėn dhe pėr mrekullitė e mėdha

qė do tė ndodhin nė qytetin e Romės.

 

KAPITULLI 6

Shėn Pali i tregon nuses si Hyji e thirri atė nė sajė

tė lutjeve tė tė Lumit Shtjefėn dhe si ujku u bė qengj

dhe pse ėshtė mirė qė tė lutemi pėr tė gjithė.

 

KAPITULLI 7

Vegim pėr njė shpirt qė do tė gjykohet dhe pėr akuzat

e djallit dhe ndėrmjetėsimin e Virgjėrės.

Nė kėtė vegim qielli simbolizohet nga njė pallat, Krishti nga dielli,

Virgjėra nga njė grua, djalli nga njė etiopas, engjėlli nga njė kalorės.

Pėrmenden dy vende tė pashpresa ndėshkimi dhe njė i tretė, ku kish shpresė,

si edhe shumė gjėra tė tjerė tė mrekullueshme, veēanėrisht pėr sufrazhet.

 

KAPITULLI 8

Engjėlli i tregon nuses domethėnien e ndėshkimeve tė njė shpirti

tė gjykuar nga Hyji nė kapitullin e mėparshėm;

dhe pėr uljen e dėnimit tė tij pasi ai u pati kursyer jetėn armiqve tė vet.

 

KAPITULLI 9

Engjėlli i flet nuses pėr gjykimin e shpirtit tė sipėr-pėrmendur

dhe pėr veprat qė duhen kryer nė kėtė jetė nė tė mirė

tė shpirtit qė vuan nė purgator.

 

KAPITULLI 10

Krishti i ankohet nuses pėr romakėt dhe i tregon pėr vendimin

e rreptė qė do tė marrė ndaj tyre nėse vdesin nė mėkat.

 

KAPITULLI 11

Shėn Anjeza lėvdon dhe bekon Virgjėrėn e lavdishme

dhe i lutet Virgjėrės pėr bijėn. Si pėrgjigjen Zoti dhe Virgjėra

dhe fjalėt ngushėlluese qė ata i thonė nuses. Kjo botė krahasohet me njė kusi.

 

KAPITULLI 12

Virgjėra i tregon bijės pėr peripecitė e miqve tė Hyjit

nė botė tė cilėt herė vuajnė e herė ngushėllohen shpirtėrisht

dhe pėr arėsyen e mundimeve dhe ngushėllimeve shpirtėrore.

 

KAPITULLI 13

Krishti i tregon nuses pėr lotėt qė i pėlqejnė Hyjit dhe lotėt

qė nuk i pėlqejnė dhe pėr lėmoshat qė u duhen dhėnėn tė varfėrve

pėr tė mirėn e shpirtrave tė tė vdekurve. Krishti e kėshillon nusen.

 

KAPITULLI 14

Krishti ngushėllon nusen e frikėsuar duke i thėnė

tė mos ketė frikė nga ēka ka parė dhe dėgjuar

sepse ato vijnė nga Shpirti Shenjt.

I flet rreth djallit qė simbolizohet nga gjarpri dhe luani,

rreth ngushėllimit tė Shpirtit Shenjt qė simbolizohet

nga njė gjuhė dhe rreth mėnyrės si i duhet bėrė ballė djallit.

 

KAPITULLI 15

Krishti i tregon nuses se pėrse tė mirėt vuajnė nė kėtė

jetė dhe tė ligėt begatojnė. Hyji i tregon asaj me anė tė

njė shėmbėlltyre se Ai ndonjėherė premton tė mira tė pėrkohshme

qė duhen kuptuar si tė mira shpirtėrore dhe e sqaron se pėrse Hyji,

qė di gjithēka, nuk ka parathėnė ekzaktėsisht kohėn

kur do tė ndodhin ngjarje tė caktuara.

 

KAPITULLI 16

Virgjėra i tregon bijės si djalli ndonjėherė i mashtron shėrbėtorėt

e Hyjit nėn maskėn e devotshmėrisė pėr t’u hapur probleme;

kujt i jepen indulgjencat. Ajo pėrmend njė patė pėr tė simbolizuar

funksionimin e kishės dhe njė klloēkė pėr tė simbolizuar Hyjin dhe shpjegon

se cilėt janė ata qė meritojnė tė quhen zogj tė Hyjit.

 

KAPITULLI 17

Shėn Anjeza e mėson bijėn si duhet jetuar pėr t’i pėlqyer Hyjit.

Pajtoni simbolizon kėtu forcėn dhe durimin;

ndėrsa katėr rrotat e tij simbolizojnė katėr virtyte:

heqjen dorė nga gjithēka pėr hir tė Hyjit, pėrvujtėrinė,

dashurinė e vėrtetė pėr Hyjin dhe mbajtjen nėn fre tė trupit.

 

KAPITULLI 18

Bija e lėvdon Virgjėrėn e lavdishme. Si Virgjėra i pėrgjigjet bijės.

Ajo i jep shumė hire dhe tė tjera tė mira nga ana e saj, e apostujve dhe shenjtėrve.

 

KAPITULLI 19

Bija e lėvdon Zojėn pėr virtytet dhe bukurinė e saj.

Virgjėra pėrgjigjet duke e konfirmuar lėvdatėn dhe Biri

e krahason Nėnėn e Tij me njė argjendar.

 

KAPITULLI 20

Shėn Anjeza e mėson bijėn tė mos kthehet mbrapsht e as tė marrė kot pėrpara,

pėr mėnyrėn e duhur pėr tė filluar apo vazhduar me praktikat

vetėmohuese dhe ē’lloj vetėpėrmbajtjeje i pėlqen Hyjit.

 

KAPITULLI 21

Fjalėt e nuses drejtuar Hyjit nė lidhje me virtytet

dhe madhėshtinė e Tij dhe pėrgjigja ngushėlluese e Virgjėrės pėr bijėn;

shėrbėtorėt e mirė tė Hyjit nuk duhet tė rreshtin sė predikuari

dhe paralajmėruari njerėzit, pavarėsisht nėse ata kthehen apo jo;

Virgjėra e sqaron kėtė me anė tė njė krahasimi.

 

KAPITULLI 22

Ligėsia e njėrėzve nė kohėt e sotme ia kalon dredhisė sė djallit,

tani njerėzit janė mė tė shpejtė pėr tė mėkatuar

sesa djalli ėshtė pėr t’i tunduar, pėr gjykimin e njerėzve tė tillė,

si miqtė e Hyjit duhet tė predikojnė me guxim;

gjithashtu, nė lidhje me dijen qė Hyji u jep miqve tė Vet.

 

KAPITULLI 23

Gjon Ungjilltari i flet Virgjėrės sė lavdishme pėr njė

hipokrit mėkatar dhe Virgjėra i pėrgjigjet nė lidhje

me karakteristikat e tij, si djalli e ka mashtruar atė dhe

si shpirti i mirė dallohet nga shtatė shenja dhe po

nga aq shenja njihet shpirti i lig.

 

KAPITULLI 24

Virgjėra e mėson bijėn si duhet tė sillen shėrbėtorėt

e Hyjit me tė padurueshmit dhe e krahason krenarinė me njė fuēi.

 

KAPITULLI 25

Nėna i tregon bijės se njeriu duhet tė ruhet nga dėshirat

e mishit dhe ta ushqejė trupin aq sa ka nevojė;

i tregon edhe qė njeriu duhet tė qėndrojė pranė trupit por jo nė trup.

 

KAPITULLI 26

Virgjėra i tregon bijės se cilat vepra tė virtytshme e meritojnė

jetėn e pasosur dhe cilat jo dhe pėr meritėn e madhe qė njeriu fiton kur bindet.

 

KAPITULLI 27

Virgjėra i ankohet bijės pėr njė tė devotshėm shtiracak

dhe e krahason atė me njė shqytar tė keqarmatosur nė fushėn e betejės.

 

KAPITULLI 28

Virgjėra flet pėr tre lloj vėshtirėsish qė simbolizohen nga tre lloj bukėsh.

 

KAPITULLI 29

Nėna i tregon bijės se ka djaj qė i shtyjnė njerėzit nė mėkat,

tė tjerė qė e ngadalėsojnė pėrparimin e tyre dhe disa tė tjerė

qė i tundojnė tė agjėrojnė dhe pėr mėnyrėn si u duhet bėrė ballė atyre.

 

KAPITULLI 30

Nėna i tregon bijės si gjėrat e ēmueshme dhe tė bukura

tė botės nuk u bėjnė keq shėrbėtorėve tė Hyjit kur ata

i pėrdorin pėr nder tė Hyjit dhe sjell shembullin e Palit.

 

KAPITULLI 31

Nėna i tregon bijės me anė tė njė krahasimi se predikuesit dhe miqtė e Hyjit,

nė sajė tė synimit tė tyre tė drejtė, do tė shpėrblehen njėlloj nga Hyji,

pavarėsisht nėse njerėzit kthehen ose jo nga predikimi qė ata bėjnė.

 

KAPITULLI 32

Nėna i tregon bijės pėr mėshirėn e saj tė pafund ndaj mėkatarėve

dhe ndaj atyre qė e lėvdojnė dhe nderojnė.

 

KAPITULLI 33

Fjalėt e famshme tė nuses pėr qytetin e Romės.

Kujtohet ngushėllimi, devotshmėria dhe mbarėvajtja e dikurshme e klerikėve

dhe laikėve dhe pyetet pse gjithė kjo tani ka marrė fund dhe ka pllakosur rrėnimi,

rrėmuja dhe skandali. Mjerimi material dhe shpirtėror i Romės.

 

KAPITULLI 34

Nusja ka njė vegim tė ndėshkimeve qė e presin njė shpirt ende gjallė fizikisht.

Kėto ndėshkime, nėse shpirti kthehet pėrpara se tė vdesė,

shndėrrohen nė nderin dhe lavdinė mė tė madhe pėr tė.

 

KAPITULLI 35

Pėr nusen qė i tregon Jezu Krishtit dėshirėn e saj

pėr shpėtimin e shpirtrave dhe pėrgjigjen qė i jep Shpirt Shenjt.

 

KAPITULLI 36

Hyj i tregon nuses se rregulltarėt dikur hynin nė manastire

nga frika e shenjtė dhe dashuria hyjnore, ndėrsa tani armiqtė e Hyjit,

domethėnė rregulltarėt shtiracakė, dalin nė botė nga krenaria e ligė dhe lakmia;

pėr kalorėsit dhe shėrbimin e tyre kalorsiak.

 

KAPITULLI 37

Krishti e pyet nusen pėr gjendjen e botės dhe ajo i pėrgjigjet

se bota ėshtė si njė thes i hapur drejt

tė cilit rendin tė gjithė pa u menduar;

ndėshkimi i rreptė dhe i drejtė qė Krishti do t’u japė njerėzve tė tillė.

 

KAPITULLI 38

Jezu Krishti i thotė nuses tė mos u zėrė besė as ėndrrave

tė bukura as atyre tė kėqija dhe i tregon pėr djallin qė pėrzien

gėnjeshtra me tė vėrteta nė ėndrra e ato bėhen burim gabimesh nė botė;

profetėt nuk gabuan ngaqė e deshėm Hyjin mbi gjithēka.

 

KAPITULLI 39

Nėna i flet Birin pėr nusen dhe pėrgjigja qė Krishti i jep asaj.

Pastaj Nėna shpjegon ēfarė simbolizojnė luani dhe qengji dhe si Hyji,

pėr shkak tė mosmirėnjohjes dhe padurimit tė njerėzve,

lejon qė atyre t’u ndodhin gjėra qė nuk nė rast tė kundėrt nuk t’u ndodhnin.

 

KAPITULLI 40

Krishti i shpjegon nuses kuptimin e vdekjes sė krishterė

dhe nė ē’mėnyrė njeriu vdes mirė ose keq dhe si miqtė

e Hyjit nuk duhet tė shqetėsohen nėse shohin se shėrbėtorėt

e Hyjit pėsojnė njė vdekje tė vėshtirė trupore.

 

KAPITULLI 41

Nėna i thotė bijės se priftėrinjtė me autoritet tė ligjshėm pėr tė falur mėkatet,

pavarėsisht se mund tė jenė nė mėkat, janė tė aftė t’i falin mėkatet;

e njėjta gjė vlen pėr sakramentin e Eukarestisė.

 

KAPITULLI 42

Nėna e krahason karakterin e mirė dhe veprat e drejta

tė miqve tė Hyjit me trarėt e njė dere;

shėrbėtorėt e Hyjit duhet tė sillen nė mėnyrė tė paqortueshme.

 

KAPITULLI 43

Nėna i flet bijės pėr pastorėt e kėqinj tė cilėt i krahason

me krimbin qė gėrryen rrėnjėt e pemės.

 

KAPITULLI 44

Krishti e krahason trupin me anijen dhe botėn me detin.

Vullneti i lirė mund t’i ēojė shpirtrat nė qiell ose ferr.

Bukuritė tokėsore krahasohen me njė kupė.

 

KAPITULLI 45

Nusja vajton para madhėrisė hyjnore sepse katėr motrat Pėrvujtėri, Vetpėrmbajtje,

Kėnaqėsi dhe Dhembshuri, bija tė Jezu Krishtit Mbret,

tani pėrēmohen dhe motrat Krenari, Dėshirė, Ekses dhe Rryshfete,

bija tė Mbretit Djall, quhen fisnike.

 

KAPITULLI 46

Nusja paralajmėron njė fisnik qė t’i kthejė pronat padrejtėsisht tė marra

dhe pėr zėrin e njė engjėlli qė shpall njė gjykim tė rreptė ndaj tij.

 

KAPITULLI 47

Biri i tregon nuses si njeriu duhet tė ruhet nga

tundimet e tė ligut dhe e pėrshkruan djallin si armik tė shtetit,

Hyjin si klloēkė, fuqinė dhe urtinė e Tij si flatra,

mėshirėn e Tij si pupla dhe njerėzit si zogj.

 

KAPITULLI 48

Biri i flet nuses pėr njė mbret,

si ai duhet tė pėrpiqet qė Hyji tė nderohet mė shumė

dhe pėr gjykimin qė e pret nėse nuk vepron kėshtu.

 

KAPITULLI 49

Vegimi simbolik qė nusja ka nė lidhje me kishėn,

me moderimin dhe qėndrimin e papės ndaj vetvetes,

kardinalėve dhe prelatėve tė tjerė tė Kishės sė Shenjtė,

veēanėrisht pėrsa i pėrket pėrvujtėrisė.

 

KAPITULLI 50

Nusja nė vegim sheh gjykimin e njė morie njerėzish ende gjallė dhe dėgjon:

"Nėse ata i shlyejnė mėkatet, Unė do t’ua zbus dėnimin."

 

KAPITULLI 51

Vegim mbresėlėnės dhe i tmerrshėm pėr njė shpirt para gjykatėsit.

Argumentat e Hyjit, gjykimet e librit kundėr shpirtit

dhe dėshmia e shpirtit kundėr vetvetes.

Ndėshkime tė ndryshme qė iu caktuan atij nė purgator.

 

KAPITULLI 52

Nusja sheh nė vegim njė burrė dhe njė grua

dhe njė engjėll i tregon kuptimin shpirtėror tė vegimit.

 

KAPITULLI 53

Virgjėra i tregon nuses se ajo ėshtė e gatshme tė ndihmojė ēdo tė ve,

virgjėr apo grua tė martuar qė ka synime tė drejta

dhe e do Birin e saj mbi gjithēka.

 

KAPITULLI 54

Nėna i tregon bijės pėr lindjen shpirtėrore

tė dikujt qė ish rritur duke mėkatuar rėndė dhe

si kjo gjė u realizua nė sajė tė lutjeve dhe lotėve tė shėrbėtorėve tė Hyjit.

 

KAPITULLI 55

Nėna i tregon bijės si, nė sajė tė lutjeve tė shėrbėtorėve tė Hyjit,

ajo dėshiron tė kujdeset pėr njė djalė

dhe ta armatosė me armė shpirtėrore.

 

KAPITULLI 56

Nėna i thotė bijės pėr dikė qė ai

tė mos mėrzitet pse e kanė korigjuar.

 

KAPITULLI 57

Nėna i flet bijės pėr Romėn qė fillimisht duhet

pastruar nga egjrat me njė drapėr tė mprehtė hekuri,

pastaj me zjarr, e pastaj me njė palė qe.

 

KAPITULLI 58

Krishti i flet nuses figurativisht duke e krahasuar

veten me njė sundimtar nė shtegtim,

trupin e Vet me njė thesar,

kishėn me njė shtėpi dhe priftėrinjtė si rojtarė.

Hyji i vėrtetė i ka nderuar kėta priftėrinj me nder tė shtatėfishtė.

Hyji ankohet pėr priftėrinjtė e kėqinj qė e keqtrajtojnė

shtatėfish dhe i shndėrrojnė shtatė veshjet qė duhet tė kenė nė shtatė vese.

 

KAPITULLI 59

Krishti i tregon nuses pėr tre detyrat qė ka prifti:

e para, tė shugurojė trupin e Krishtit;

e dyta, tė ketė pastėrti trupi dhe shpirti;

e treta, tė kujdeset pėr bashkėsinė e tij.

Ai duhet tė ketė edhe njė libėr dhe vaj;

prifti ėshtė engjėll i Hyjit pasi ofiqi

i tij ėshtė mė i lartė se ai i engjėjve.

 

KAPITULLI 60

Fjalėt e nuses drejtuar Hyjit pėr njė mėnyrė

tė luturi qė ėshtė e pėlqyeshme nė sytė e Hyjit.

 

KAPITULLI 61

Djalli iu shfaq nuses gjatė ngritjes sė trupit tė Krishtit

e i foli asaj duke u pėrpjekur ta bindė se ēka

po ngrihej nuk ishte trupi i Krishtit.

Menjėherė asai iu shfaq njė engjėll i Hyjit pėr ta ngushėlluar

dhe pėr t’i thėnė qė tė mos i zinte besė djallit.

Krishti shfaqet dhe e detyron djallin t’i tregojė asaj tė vėrtetėn.

Me trupin e Krishtit kungohen tė kėqinjtė dhe tė mirėt.

Masat e duhura nė rast tundimesh nė lidhje me trupin e Krishtit.

 

KAPITULLI 62

Nė prani tė nuses, Krishti qorton njė prift qė po varros

dikė qė kish vdekur duke vuajtur me durim.

Si Krishti do t’u vijė tė ligėve me shtatė plagė

shpirtėrore dhe shtatė trupore dhe si ai shpirt fitoi lavdi

qiellore nė sajė tė durimit tė treguar gjatė vuajtjeve dhe meritave tė tjera.

 

KAPITULLI 63

Djalli iu shfaq nuses me qėllim qė ta mashtronte

me arėsyetime tė gabuara nė lidhje me sakramentin e trupit tė Krishtit.

Krishti i erdhi asaj nė ndihmė dhe e detyroi

djallin tė thoshte tė vėrtetėn.

Krishti e siguron dhe udhėzon nusen nė lidhje me trupin

e Tij tė lavdishėm nė sakrament.

 

KAPITULLI 64

Nėna i flet bijės duke e krahasuar Birin e saj me njė fshatar

tė varfėr dhe si hallet dhe pėrndjekjet u ndodhin

si tė mirėve ashtu edhe tė ligėve, edhe pse tė mirėt ato i shtyjnė,

nė sajė tė durimit, drejt pastrimit dhe shpėrblimit.

 

KAPITULLI 65

Nėna e mėson bijėn me njė shėmbėlltyrė

se miqtė e Hyjit nuk duhet tė lodhen e as tė

heqin dorė nga predikimi;

dhe pėr shpėrblimin e madh qė i pret kėta predikues.

 

KAPITULLI 66

Nėna i tregon bijės si zotėrimi i tė mirave materiale

nuk i bėn keq njeriut kur ato nuk zotėrohen me dėshirė tė ērregullt.

 

KAPITULLI 67

Krishti i dėfton nuses madhėshtinė e Vet dhe si

gjithēka ecėn nė pėrkim me planin e Tij, me pėrjashtim tė mėkatarėve.

Nė lidhje me kėtė sillen shembuj figurativė.

Njeriu duhet tė jetė i kujdesshėm nė veprimet e tij.

 

KAPITULLI 68

Nėna i flet bijės pėr njė dhelpėr dhe pėr djallin qė, si dhelpėr e zgjuar,

i mashtron njerėzit me tundime tė shumta,

sidomos ata qė sheh se po pėrparojnė nė virtyt.

 

KAPITULLI 69

Krishti i flet nuses dhe i krahason sjelljen

dhe veprat e mira tė klerikėve me ujin e pastėr

dhe sjelljen dhe veprat e tyre tė kėqija me ujin e ndotur.

 

KAPITULLI 70

Nėna i tregon bijės pėr mundimet e Birit tė saj tė bekuar

dhe i pėrshkruan bukurinė e Tij.

 

KAPITULLI 71

Krishti i bėn disa pyetje nuses dhe ajo i pėrgjigjet

dhe si Krishti i tha tė zgjedhė nė mes

tre gjendjesh tė lavdėrueshme jetese:

jetėn si virgjėr, e martuar ose e ve.

 

KAPITULLI 72

Fjalėt e Krishtit nė lidhje me motrat e Lazrit

tė ngjallur tė cilat (siē besoj unė) simbolizojnė

nusen dhe bijėn e saj, Lazri shpirtin, Judenjtė ziliqarėt.

Si Hyji u ka shfaqur kėtyre tė fundit mėshirė mė tė madhe

se ē’u shfaqi motrave tė Lazrit dhe si njerėzit

qė flasin shumė e bėjnė pak indinjohen me ata qė bėjnė vepra tė mira.

 

KAPITULLI 73

Nėna i thotė nuses se ajo nuk duhet tė trazohet

pėr kalorėsin qė u deklarua se kish

vdekur dhe iu tregua asaj si i vdekur.

 

KAPITULLI 74

Fjalėt e Krishtit pėr nusen; fjalėt e Gjon Pagėzorit

nė lėvdim tė Krishtit dhe lutjet e devotshme

qė ai bėn nė prani tė Krishtit nė emėr tė tė krishterėve

dhe veēanėrisht tė njė kalorėsi.

Me anė tė lutjeve tė Gjonit,

kalorėsi me duart e veta dhe me duart ndihmėtare

tė Virgjėrės sė lavdishme, tė Pjetrit dhe Palit armatoset

dhe zbukurohet me armė shpirtėrore, domethėnė me virtyte.

Domethėnia e kėtyre armėve trupore dhe mėnyra pėr t’u lutur mirė.

 

KAPITULLI 75

Nusja lėvdon Krishtin dhe Virgjėrėn.

Pėrgjigja ngushėlluese qė Virgjėra i jep bijės duke

i thėnė se Hyji shpesh e bėn mė tė dukshėm pushtetin

e Vet me anė tė gėnjeshtrave tė djallit.

Dhe si provat kanė dobi shpirtėrore.

 

KAPITULLI 76

Virgjėra i flet bijės pėr t’i treguar

kush janė miqtė e Hyjit.

Edhe pėr numrin e paktė tė tyre nė kohėt

e sotme si mes laikėve ashtu edhe mes klerikėve.

Dhe pėrse Hyji qė ėshtė i pasur e do varfėrinė,

pėrse Ai zgjodhi tė varfėrit dhe jo tė

pasurit dhe pėr ē’arėsye kishės iu lejua tė ketė pasuri.

 

KAPITULLI 77

Nusja i drejtohet Krishtit duke

shpallur mėshirėn e madhe qė Ai ka treguar pėr tė.

Krishti i pėrgjigjet duke konfirmuar

mėshirėn e Tij tė ėmbėl ndaj saj.

Ai e ka zgjedhur atė si enė pėr ta

mbushur me verė nga e cilaj pastaj

tė pinė shėrbėtorėt e Hyjit.

 

KAPITULLI 78

Fjalė qė nuses iu rrėfyen nga lart,

ose mė mirė fjalė nga goja

e ėmbėl e Virgjėrės sė lavdishme,

tė shpallura qartė, drejtpėrdrejtė,

pa fshehur asgjė e qė e udhėzojnė

dhe ngushėllojnė nusen dhe qė i duhen pėrcjellė papės,

mėkėmbėsit tė Zotit e qė

paralajmėrojnė pėr rrėnimin e kishės.

 

KAPITULLI 79

Parathėnie e rėndėsishme pėr udhėzimet

qė Krishti i diktoi nuses pėr njė

prift e qė pėrmban shumė gjėra tė dobishme.

 

KAPITULLI 80

Mėsim i dobishėm qė nusja e Krishtit,

e frymėzuar nga Hyji,

i jep njė prifti nė lidhje me mėnyrėn

si ai duhet tė sillet shpirtėrisht dhe fizikisht Hyjit.

 

KAPITULLI 81

Pėrgjigja e Virgjėrės, me sa duket,

pėr nusen nė lidhje me tre vetė

pėr tė cilėt po lutej nusja para Hyjit.

Lotėt e vlefshėm dhe ata tė pavlefshėm.

Si dashuria pėr Hyjin rritet me anė tė

meditimit mbi pėrvujtėrinė e Krishtit.

Dhe si frika (jo birnore apo fillestare) mund tė jetė e mirė.

 

KAPITULLI 82

Krishti i flet nuses dhe i tregon

asaj se shpirti i devotshėm duhet qė si

njė nuse tė ketė gojė tė bukur,

veshė tė pastėr, sy modestė dhe zemėr tė palėkundur.

Ai jep njė shpjegim shumė tė bukur shpirtėror

tė tė gjithave pjesėve trupore tė pėrmendura.

 

KAPITULLI 83

Krishti i flet nuses dhe i tregon asaj

se ajo duhet ta dojė Atė ashtu

si shėrbėtori i mirė do tė zotin,

si biri i mirė do tė atin dhe si gruaja

besnike do tė shoqin nga ai cili

ajo nuk duhet tė ndahet kurrė.

Ai jep njė shpjegim shpirtėror

dhe tė dobishėm pėr gjithė kėtė.

 

KAPITULLI 84

Krishti i flet nuses dhe i pėrshkruan

tre burra qė ranė pėr shkak tė grave.

I pari krahasohet me njė gomar tė kurorėzuar.

I dyti kish zemėr lepuri dhe i treti

krahasohet me njė kuēedėr.

Prandaj gruaja duhet t’i nėnshtrohet burrit.

 

KAPITULLI 85

Krishti i flet nuses dhe i tregon asaj

pėr dy faqe tė njė libri tė hapur para Tij.

Tre herė ėshtė shkruar mėshirė nė njėrėn faqe,

drejtėsi tek tjetra. Ai e kėshillon t’i kthehet

mėshirės sa ka ende kohė nė mėnyrė

qė tė mos ndėshkohet mė pas nga drejtėsia.

 

KAPITULLI 86

Nėna e Hyjit thotė se ajo ėshtė si

lule nga e cila bletėt mbledhin mjalt tė ėmbėl.

Bletėt janė shėrbėtorėt dhe tė zgjedhurit

e Hyjit qė vazhdimisht mbledhin nektarin

e hirit prej saj dhe kanė flatra shpirtėrore,

kėmbė shpirtėrore dhe njė thumb shpirtėror.

 

KAPITULLI 87

Krishti i flet nuses dhe i tregon asaj

se ajo duhet ta ruajė trupin

tė bukur dhe tė panjollė.

Ai i krahason tė gjitha pjesėt e trupit

nga ana shpirtėrore me dashurinė e pėrsosur

pėr Hyjin dhe tė afėrmin,

veēanėrisht pėr miqtė e Hyjit.

Ai shton se ajo duhet tė bėjė shpirtėrisht

ēka feniksi bėn fizikisht,

pra tė mbledhė dru dhe tė vetėdigjet.

 

KAPITULLI 88

Krishti i flet nuses dhe i tregon asaj

se gjithė krijimi ėshtė sipas vullnetit

tė Tij me pėrjashtim tė njerėzve.

Thotė edhe se ka tre lloj njerėzish nė kėtė botė.

Ata mund tė krahasohen me tre

anije qė lundrojnė nė det,

e para prej tė cilave has nė rrezik dhe mbytet,

e dyta lėkundet mes dallgėve,

e treta drejtohet mirė.

 

KAPITULLI 89

Krishti i flet nuses dhe i tregon asaj

pėr mėnyrėn si kalorėsi shpirtėror

duhet tė sillet nė luftė,

konkretisht tė besojė nė Hyjin

dhe jo nė forcat e veta.

Ai jep dy lutje tė shkurtra qė

kalorėsi duhet t’i thotė ēdo ditė.

Ai gjithashtu thotė se kalorėsi duhet

tė armatoset me armėt shpirtėrore tė pėrshkruara kėtu.

 

KAPITULLI 90

Krishti flet dhe thotė se miqtė

e Tij janė si krahu i Tij pasi

si doktor i mirė ai heq mishin e kalbur

apo elementė tė dėmshėm prej tyre

dhe vė mish tė shėndetshėm duke

i shndėrruar ata nė Veten e Tij.

 

KAPITULLI 91

Krishti e kėshillon nusen tė

pėrvujtėrohet nė katėr mėnyra,

konkretisht para atyre qė kanė

pushtet nė botė, para mėkatarėve,

para miqve shpirtėrorė tė Hyjit

dhe para atyre qė janė tė varfėr nė botė.

 

KAPITULLI 92

Krishti e kėshillon nusen tė pėrparojė

dhe tė qėndrojė nė virtyte

duke imituar jetėn e shenjtėrve dhe,

nė kėtė mėnyrė, tė bėhet krahu i Tij.

Ai tregon si shenjtėrit bėhen krahu i Krishtit.

 

KAPITULLI 93

Krishti i flet nuses dhe i jep tre rregulla,

konkretisht qė tė mos dėshirojė tjetėr

pėrveē ushqimit dhe veshjeve,

mos tė dėshirojė pėrfitime shpirtėrore

pėrveēse sipas vullnetit tė Hyjit dhe tė mos

trishtohet pėr asgjė pėrveē mėkateve

tė veta dhe tė tė tjerėve.

I thotė edhe se ata qė nuk dėgjojnė

tė kthehen dhe t’i shlyejnė mėkatet me

pendesė tė rreptė nė kėtė jetė,

do tė gjykohen rreptėsisht nė gjykimin hyjnor.

 

KAPITULLI 94

Krishti i mėson nuses lutje tė

bukura pėr kur vishet,

kur ulet nė tryezė dhe kur shkon nė shtrat.

Ai e kėshillon tė jetė e pėrvuajtur

nė veshje dhe e virtytshme dhe e

vetėkontrolluar nė pėrdorimin e trupit tė vet.

 

KAPITULLI 95

Krishti i tregon nuses ē’lloj

armėsh kanė tė ligjtė.

Ai i shpjegon asaj qė nėse ata mburren

me mėkatin e tyre me synimin pėr tė qėndruar nė tė,

ata do tė zhbihen nga shpata

e tmerrshme e gjykimit tė rreptė tė Hyjit.

 

KAPITULLI 96

Dhėndri i shpjegon nuses kuptimin

e distancės prej dy pėllėmbėsh dhe

nxjerrjen e shpatės sė pėrmendur

nė kapitullin e mėparshėm.

 

KAPITULLI 97

Krishti i flet nuses pėr njė prelat.

Ai i thotė asaj se njė shpirt

i devotshėm qė e humbet nxehtėsinė

e devotshmėrisė dhe tė meditimit

tė shenjtė pėr shkak tė krenarisė

dhe ambicjes dhe pėrzierjes nė punėt e botės,

mund ta rifitojnė ngrohtėsinė

dhe dritėn hyjnore dhe tė pėrjetojė ėmbėlsinė

hyjnore duke e pėrvujtėruar

veten pėrsosshmėrisht para Hyjit.

 

KAPITULLI 98

Krishti i flet nuses dhe thotė

se mėkatarėt dhe indiferentėt

do tė qėllohen me katėr shigjeta,

domethėnė me katėr qortimet qė gjenden

kėtu nė mėnyrė qė ata tė pendohen dhe tė bėjnė kthesė.

 

KAPITULLI 99

Krishti i flet nuses dhe ankohet

pėr Judenjtė qė e kryqėzuan.

Ai ankohet edhe pėr tė Krishterėt

qė tallen me Tė dhe dashurinė

dhe drejtėsinė e Tij duke mėkatuar

me mendjemadhėsi dhe me dashje kundėr

urdhėresave tė Tij dhe duke i shpėrfillur

vendimet e kishės pėr ēkishėrim me pretekstin

se Hyji ėshtė i mėshirshėm.

Prandaj Ai i kėrcėnon me furinė

dhe zemėrimin e drejtėsisė sė Tij.

 

KAPITULLI 100

Krishti i flet nuses dhe i tregon asaj

se ajo ėshtė si pipėz e Shpirtit Shenjt

me tė cilėn Ai krijon muzikė

tė kėndshme nė botė pėr lavdinė e Tij

dhe pėr tė mirėn e njerėzve.

Pėr kėtė arėsye, Ai dėshiron ta veshė

atė me argjendin e njė sjelljeje

dhe urtie tė virtytshme nga jashtė dhe me

arin e pėrvujtėrisė dhe pastėrtisė sė zemrės nga brenda.

 

KAPITULLI 101

Nėna e Hyjit thotė se zemra

e Birit tė saj ėshtė tejet e ėmbėl,

tejet e pastėr dhe tejet e mirė,

aq e mirė sa edhe sikur njė

mėkatar tė gjendej buzė ferrit,

po tė kėrkonte ndihmė,

ai menjėherė do tė shpėtohej,

mjaft qė tė jetė i vendosur pėr tė bėrė kthesė.

Njeriu i hyn Hyjit nė zemėr me

anė tė pendesės sė vėrtetė dhe soditjes

sė shpeshtė tė mundimeve tė Tij.

 

KAPITULLI 102

Nusja sheh gjykimin e shpirtit

tė njė murgu para Krishtit gjykatės.

Virgjėra e Bekuar ndėrmjetėson

pėr tė dhe djalli e akuzon

ashpėr pėr mėkate tė rėnda.

 

KAPITULLI 103

Ndėrsa po lutej,

nusja e Krishtit pati njė vegim

ku pa tė lumin Denis qė i lutej

Virgjėrės Mari pėr mbretėrinė e Francės.

 

KAPITULLI 104

Bashkė me tė lumin Denis

dhe shenjtėr tė tjerė,

Nėna e Hyjit i lutet tė Birit

pėr Francėn pėr shkak tė luftės

mes dy mbretėrve qė krahasohen

me dy bisha tė egra.

 

KAPITULLI 105

Krishti i flet nuses pėr paqen

qė duhet vendosur mes mbretėrve

tė Francės dhe Anglisė.

Nėse mbretėrit e bėjnė veshin shurdh,

ata do tė ndėshkohen rreptė.

 

KAPITULLI 106

Krishti i thotė nuses

tė mos ketė frikė ta ndėrpresė

agjėrimin pėr t’iu bindur

atit tė saj shpirtėror,

pasi kjo gjė nuk pėrbėn mėkat.

Ai e kėshillon tė tregohet e qėndrueshme,

t’i bėjė ballė vazhdimisht tundimeve

dhe tė synojė tė ndjekė

shembullin e Virgjėrės Mari,

tė Davidit dhe tė Abrahamit.

 

KAPITULLI 107

Krishti e nxit nusen, domethėnė shpirtin,

qė gjithmonė dhe me dashuri

tė qėndrojė nė pendesė tė sinqertė,

dashuri hyjnore dhe bindje tė palėkundur.

Ai i dėnon ata qė e pėrbuzin bindjen,

abstinencėn dhe durimin.

Ai gjithashtu e paralajmėron njeriun

e pėrshpirtshėm qė tė mos lejojė

qė ndėrgjegja t’i ashpėrsohet dhe verbohet.

 

KAPITULLI 108

Krishti i flet nuses dhe i thotė

se tre shenjtėr i pėlqenin nė mėnyrė tė veēantė.

Kėta ishin Virgjėra Mari,

i Lumi Gjon Pagėzori dhe Maria Magdalena.

 

KAPITULLI 109

Nėna thotė se njerėzit e pėrshpirtshėm,

pasi kthehen tek Hyji me pendesė dhe dashuri,

duhet tė kompensojnė gjithė kohėn

qė kanė humbur mė parė,

nė mėnyrė qė tė mos i ofrojnė Hyjit arra bosh.

 

KAPITULLI 110

Krishti e mėson nusen

si ta dallojė shpirtin e mirė

nga i keqi dhe si duhet t’i

pėrgjigjet njeriu secilit prej tyre.

 

KAPITULLI 111

Krishti i flet nuses pėr tre lloje ligjesh,

konkretisht ligjin kishtar,

ligjin perandorak dhe ligjin civil.

Ai e kėshillon tė jetojė sipas

njė lloji tė katėrt ligj:

ligjit hyjnor, shpirtėror,

domethėnė tė jetojė me pėrvujtėri,

me fe katolike tė palėkundur

dhe tė pėrsosur dhe me dashuri hyjnore,

duke e vėnė Hyjin mbi gjithēka.

Kėshtu fitohen nderet shpirtėrore

dhe pasuritė qiellore nė lavdinė e pėrjetėsisė.

 

KAPITULLI 112

Krishti i flet nuses dhe i thotė

tė ruhet veēanėrisht nga vesi i krenarisė,

mos t’i rritet mendja prej bukurisė,

pasurive apo familjes sė saj.

Njeriu krenar krahasohet me njė

flutur me flatra tė gjera dhe trup tė vogėl.

 

KAPITULLI 113

Krishti e kėshillon nusen

tė jetojė me pėrvujtėri dhe tė mos

mundohet pėr tė bėrė emėr apo famė,

pasi Ai nuk zgjodhi tė diturit

pėr tė predikuar ungjillin

por peshkatarė tė pėrvuajtur.

 

KAPITULLI 114

Krishti e kėshillon nusen tė

ruhet nga kontaktet me njerėzit mondanė.

Kėta i quan rosto tė djallit.

Virgjėra Mari e mėson qė tė ketė

synim tė drejtė nė ēdo veprim tė virtytshėm,

nė mėnyrė qė t’i japė Hyjit mė shumė lavdi,

pasi ka shumė vetė qė i shėrbejnė

Hyjit me veprat e tyre,

por synimi i tyre i gabuar hedh

hije mbi tė mirat qė bėjnė.

 

KAPITULLI 115

Krishti e mėson nusen sesi njė

i djallosur mund tė lirohet nga djalli.

Ai i tregon asaj se shpirti

ka gjymtyrė tė brendshme shpirtėrore

ashtu sikurse trupi ka gjymtyrė tė jashtme trupore.

Kėtė Hyji e shpjegon bukur

me anė tė njė shembulli.

 

KAPITULLI 116

Krishti i ankohet nuses

pėr paganėt dhe hebrenjtė,

por sidomos pėr tė krishterėt

e kėqinj sepse ata nuk i marrin sakramentet

e shenjta me devotshmėrinė dhe pastėrtinė

e duhur dhe sepse nuk duan t’ia dinė pėr krijimin,

shėlbimin dhe ngushėllimin hyjnor.

 

KAPITULLI 117

Hyji vetė rend pėr t’i takuar

ata qė vėrtet e dėshirojnė Atė;

Ai i ngushėllon si baba zemėrmirė

dhe gjėrat e vėshtira i bėn tė lehta pėr ta.

 

KAPITULLI 118

Krishti i flet nuses dhe i thotė se Ati,

duke bėrė realitet dėshirėn

e njerėzve pėr tė bėrė mirė,

i tėrheq drejt Vetes vullnetmirėt

qė dėshirojnė tė shlyejnė fajet e kryera.

 

KAPITULLI 119

Nėna pėrshkruan shtatė tė mira

qė ka Krishti dhe shtatė tė kundėrtat

e tyre me tė cilat njerėzit ia kthejnė Atij.

 

KAPITULLI 120

Krishti i tregon nuses

se ka dy lloje kėnaqėsish,

shpirtėrore dhe trupore;

kėnaqėsia shpirtėrore ėshtė gėzimi

qė njeriu gjen nė mirėsinė e Hyjit.

 

KAPITULLI 121

Murgun nuk e bėn veshja

por virtyti i bindjes

dhe respektimi i rregullit.

Pendesa e sinqertė me zemėr krahas

synimit pėr tė bėrė kthesė e ēliron

shpirtin nga duart e djallit

edhe nė rast se i mungon pendesa e pėrsosur.

 

KAPITULLI 122

Jeta e njeriut tė shthurur

i pėrngjan njė ure tė ngushtė e tė rrezikshme.

Nėse ai nuk largohet shpejt nga ura

duke kėrcyer brenda anijes sė jetės,

tė pendesės dhe tė virtytit,

ai do tė flaket kokėposhtė nga armiku,

domethėnė djalli, nė humnerė.

 

KAPITULLI 123

Krishti e mbron nusen e Vet, Brixhidėn,

domethėnė shpirtin qė e ka lėnė botėn

dhe i ėshtė futur jetės shpirtėrore,

shpirt tė cilin babai dhe nėna,

motra dhe vėllai pėrpiqen ta largojnė

nga dashuria dhe pastėrtia e martesės.

 

KAPITULLI 124

E lumja Anjezė i vendos nė kokė

nuses sė Krishtit njė kurorė me shtatė xhavahirė.

 

KAPITULLI 125

Nėna e Hyjit i flet bijės, nuses sė Krishtit,

me anė tė njė alegorie tė bukur

ku shtatė kafshė simbolizojnė

katėr njerėz tė pamoralshėm dhe tre tė virtytshėm.