"kush vjen tek unë nuk do të ketë

më kurrë uri dhe kush beson në mua,

nuk do të ketë më kurrë etje." Gjoni 6:35

 

Rrëfimet e Shën Brixhidës

 

Blerë Rrëfimet e Shën Brixhidës së Suedisë në: Lulu (450 Faqet)

 

Fillo lexo KËTU

 

 

Përmbajtja – Libri 2

 

 

Përmbajtja e Librit 2

 

KAPITULLI 1

Biri e mëson nusen në lidhje me djallin.

Ai e sqaron se përse nuk i largon bakëqinjtë

nga kjo jetë përpara se ata të bien në mëkat.

Mbretëria e qiellit u jepet të pagëzuarve përpara

se të arrijnë moshën e arësyes.

 

KAPITULLI 2

Akt-akuza e Birit ndaj një shpirti që do të

dënohej në prani të nuses dhe përgjigja që Krishti

i dha djallit që e pyeti se përse Ai e lejoi

këtë shpirt dhe i lejon bakëqinj të tjerë të prekin

apo të marrin trupin e Tij të vërtetë në kungim.

 

KAPITULLI 3

Fjalë të admirueshme që Nëna e Hyjit i thotë

nuses dhe rreth pesë shtëpive në botë banorët

e të cilave përfaqësojnë pesë gjendjet e njerëzve,

konkretisht të të Krishterëve mosmirënjohës,

të Hebrenjve kokëfortë dhe paganëve veç e veç,

të Hebrenjve dhe paganëve së bashku dhe të miqve të Hyjit.

Ky kapitull përmban shumë gjëra të dobishme.

 

KAPITULLI 4

Nëna e Hyjit i flet të Birit në emër të nuses së Tij.

Krishti krahasohet me Salomonin.

Ndëshkimi i ashpër ndaj të Krishterëve shtiracakë.

 

KAPITULLI 5

Zoti i flet nuses për madhështinë e Tij.

Një shëmbëlltyrë e mrekullueshme ku Krishti

krahasohet me Davidin, ndërsa Hebrenjtë,

të Krishterët e këqinj dhe paganët krahasohen me tre djemtë e Davidit.

Kisha mbështëtet në shtatë sakramentet.

 

KAPITULLI 6

Birit, në prani të nuses, flet për një mbret

në fushën e betejës që i ka miqtë në të

djathtë dhe armiqtë në të majtë. Mbreti përfaqëson Krishtin

që ka të krishterë në të djathtë dhe paganë në të majtë.

Të krishterët Ai i ka refuzuar dhe predikuesit

ua ka dërguar paganëve.

 

KAPITULLI 7

Jezu Krishti i flet nuses dhe e krahason natyrën

e Tij hyjnore me një kurorë. Ai përmend Pjetrin

dhe Palin për të simbolizuar klerikët dhe laikët.

Ç’qëndrim duhet mbajtur ndaj armiqve

dhe cilësitë që duhet të kenë kalorësit në botë.

 

KAPITULLI 8

Krishti i flet nuses për një kalorës që

dezerton nga ushtria e vërtetë,

domethënë nga përvujtëria, bindja, durimi, besimi, etj.

dhe për dënimin që e pret shkak të vullnetit

dhe veprave të tij të këqija.

 

KAPITULLI 9

Krishti i shpjegon nuses kapitullin e mëparshëm,

për sulmin që djalli i bën kalorësit të përmendur

atje dhe dënimin e tij të tmerrshëm e të drejtë.

 

KAPITULLI 10

Ashtu sikurse Hyji i foli Mojsiut

nga shkurrja që digjej, po ashtu Krishti i flet nuses

dhe i tregon për djallin që simbolizohet nga Faraoni,

për kalorësit e sotëm që simbolizohen nga populli

i Izraelit dhe për trupin e Virgjërës që simbolizohet nga kaçubja.

Tani kalorësit dhe ipeshkvinjtë po ndërtojnë shtëpi për djallin.

 

KAPITULLI 11

Krishti i flet nuses për lavdinë dhe nderin

e kakorësit të mirë dhe të vërtetë,

për engjëjt që dalin ta takojnë dhe Trininë e lavdishme

që e pret me përzemërsi dhe e çon në një vend

paqeje të papërshkrueshme si shpërblim

për mundimet e pakta.

 

KAPITULLI 12

Krishti i tregon nuses për natyrën e pandryshueshme

dhe përjetësinë e drejtësisë së Tij.

Pasi mori natyrë njerëzore, Ai e tregoi drejtësinë e Vet

nëpërmjet dashurisë në një dritë të re.

Ai me mirësi tregon mëshirë ndaj të mallkuarve

dhe u mëson kalorësve mëshirën.

 

KAPITULLI 13

Fjalë të forta që Krishti i thotë nuses

për kalorësit e sotëm dhe për mënyrën e formimit të tyre.

Hyji u jep forcë dhe ndihmë kalorësve në veprat që kryejnë.

 

KAPITULLI 14

Krishtit krahasohet me një argjendar.

Këto fjalë u duhen transmetuar atyre që e duan Hyjin,

që kanë ndërgjegje të drejtë dhe i mbajnë nën kontroll

të pesta shqisat. Predikuesit e Hyjit duhet të jenë

punëtorë dhe jo përtacë në transmetimin e fjalës së Hyjit.

 

KAPITULLI 15

Krishti i flet nuses për rrugën që të çon në parajsë,

rrugë e cila u hap me ardhjen e Tij

dhe për dashurinë e zjarrtë që Ai na tregoi

duke duruar aq shumë dhimbje për ne që kur lindi

e derisa vdiq, si dhe për rrugën që të çon në ferr

që tani është zgjeruar dhe rrugën

e ngushtë që të çon në parajsë.

 

KAPITULLI 16

Krishti i tregon nuses se përse Ai flet

me të dhe jo me të tjerë që janë më të mirë se ajo.

Ai i urdhëron asaj të bëjë tre gjëra,

tre ia ndalon, tre ia lejon dhe tre ia këshillon;

një mësim shumë i dobishëm.

 

KAPITULLI 17

Krishti i shpjegon nuses se hyjnia e Zotit

e meriton të quhet virtyt, i tregon për rënien e njerëzimit

të shtyrë nga djalli dhe për ilaçin

që Krishti i ka dhënë njerëzimit.

 

KAPITULLI 18

Tre gjëra të mrekullueshme që

Krishti ka bërë për nusen. Engjëjt janë shumë të bukur,

ndërsa djajtë shumë të shëmtuar për t’u parë.

Përse Krishti pranoi ta ulë veten duke

ardhur si mik tek një e ve si ajo.

 

KAPITULLI 19

Krishti i tregon nuses si Hyji u flet miqve

të Vet me anë të predikuesve e nëpërmjet vuajtjeve.

Krishti krahasohet me një pronar bletësh,

kisha me një koshere dhe të Krishterët me bletët.

Përse të Krishterët e këqinj lejohen

të jetojnë mes të mirëve.

 

KAPITULLI 20

Trishtimi që tre vetë i shkaktojnë Hyjit.

Që nga fillimi Hyji themeloi tre gjendje,

konkretisht atë të klerikëve, të mbrojtësve dhe të punëtorëve.

Mosmirënjohësit do të ndëshkohen,

ndërsa mirënjohësit do të fitojnë lavdi.

 

KAPITULLI 21

Virgjëra e lavdishme i tregon bijës

si e zbritën Krishtin nga kryqi dhe për

hidhërimin dhe ëmbëlsinë e saj gjatë pasionit të të Birit.

Shpirti simbolizohet nga një virgjër,

ndërsa dashuria për botën dhe dashuria për Hyjin nga dy të rinj.

Cilësitë që shpirti duhet të ketë si virgjër.

 

KAPITULLI 22

Virgjëra e lavdishme i mëson bijës së saj

për urtinë shpirtërore dhe tokësore dhe se

cila prej tyre duhet zbatuar. Urtia shpirtërore çon

në ngushëllim të përjetshëm pas një lufte të vogël,

ndërsa urtia tokësore çon në mallkim të përjetshëm.

 

KAPITULLI 23

Virgjëra e lavdishme i tregon bijës për

përvujtërinë e saj dhe e krahason përvujtërinë me një mantel.

Karakteristikat e përvujtërisë së vërtetë

dhe frytet e saj të mrekullueshme.

 

KAPITULLI 24

Virgjëra i drejtohet bijës dhe ankohet

që ka kaq pak miq; Krishti i flet nuses dhe

i krahason fjalët e shenjta me lulet dhe shpjegon

cilët janë ata në të cilët këto fjalë japin fryt.

 

KAPITULLI 25

Krishti e këshillon nusen për gjërat

që duhen mbajtur në tre shtëpitë.

Buka simbolizon vullnetin e mirë,

pija reflektimin dhe mishi urtinë hyjnore.

Urtia hyjnore nuk vjen nga erudicioni

por vetëm nga zemra dhe jeta e mirë.

 

KAPITULLI 26

Virgjëra i jep bijës këshilla për jetën.

Krishti i flet nuses për veshjet që duhen mbajtur

në shtëpinë e dytë. Këto veshje simbolizojnë paqen me Hyjin,

paqen me të afërmin dhe veprat e mëshirës dhe të vetëpërmbajtjes.

Një shpjegim i mrekullueshëm i gjithë këtyre gjërave.

 

KAPITULLI 27

Krishti i tregon nuses për veglat në shtëpinë

e tretë dhe si këto vegla simbolizojnë mendimet e mira,

shqisat e disiplinuara dhe rrëfimin e sinqertë;

jepet edhe një shpjegim i mrekullueshëm i gjithë

këtyre gjërave në përgjithësi dhe për

drynat e këtyre shtëpive.

 

KAPITULLI 28

Krishti i tregon nuses për natyrën e Tij

të pandryshueshme dhe mbi mënyrën

si realizohen fjalët e Tij edhe kur nuk pasohen

menjëherë nga vepra. Ne duhet t’ia besojmë vullnetin

tonë tërësisht vullnetit të Hyjit.

 

KAPITULLI 29

Gjon Pagëzori e paralajmëron nusen me anë

të një shembëlltyrë ku Hyji simbolizohet nga një laraskë,

shpirti nga të vegjlit e saj, trupi nga foleja,

kënaqësitë e kësaj bote nga kafshët e egra,

krenaria nga zogjtë grabitqarë,

drithërimat e kësaj jete nga gracka.

 

KAPITULLI 30

Nëna i lutet Birit për nusen e Tij dhe një person

tjetër të shenjtë dhe lutja e Nënës pranohet nga Krishti.

Si mund të sigurohemi rreth vërtetësisë apo

fallsitetit të shenjtërisë së dikujt në këtë jetë.